Policia ka sekuestuar në Kavajë një mjet lundrues tip skaf, pranë brigjeve të Karpenit.
Mjeri lundrues po transportohej nga një zetor në momentin kur u ndalua nga policia pranë bregut të detit.
Dyshohet se skafi do transportonte 1.3 ton kanabis të kapur nga policia në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, në afërsi të "Plazhit të Gjeneralit".
Skafi është bllokuar jo shumë metra larg vendit ku u gjet sasia e lëndës narkotike.

(Skafi në rimorkjon e zetorit)
Kavajë, sekuestrohen 1.3 ton kanabis, u gjet në dy automjete
Pas operacionit të Vlorës, ku u kapën 15 ton lëndë narkotike, rreth 1.3 ton kanabis u sekuestruan në orët e para të mengjesit të së premtes pranë vendit të quajtur Plazhi i Gjeneralit, në Kavajë.
Mësohet se lënda narkotike po transportohej në një automjet furgon dhe në një fuoristradë në rrugën që lidh fshatrat Hajdaraj dhe Bago.
Lënda narkotike ishte gati për t'u trafikuar ndërsa mësohet se janë arrestuar 4 persona.
Nga të dhënat paraprake rezulton se automjetet e bllokuara i përkasin rrethit të Vlorës.
Thasëve me drogë u janë vendosur mbishkrime
Paketimet me kanabis që u kapën nga policia te "Plazhi i Gjeneralit" kanë mbishkrime, iniciale me gërma të vendosura mbi sasitë e lëndës narkotike.
Inicialet e vendosua aty hedhin dritë edhe mbi personin që e posedon por edhe marrësin e sasisë së lëndës narkotike.
Prandaj inicialet janë të ndryshme për të ndarë edhe pronarët e lëndës narkotike, pasi droga të mbërrinte në destinacion.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com