/ATSH/. - Kreu i Bashkisë se kavajes, Elvis Rroshi, njëkohësisht kandidati socialist për Kavajën, ka deklaruar se investimet në lagjet e qytetit dhe fshatrat që do i bashkohen bashikisë së re do të vazhdojnë me ritme të shpejta, ashtu siç ka ndodhur në dy vitet e fundit me mbështetjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Në takimin me banorët e lagjes nr.5, Rroshi tha se në 4 vitet e ardhshme do të bëhet i mundur asfaltimi dhe ndriçimi i çdo rruge të Kavajës, duke prekur natyrisht edhe rrugët e fshatrave. "Ne e dimë shumë mirë se sa punë kemi bërë në Kavajë dhe sa shumë punë kemi ende për të bërë. Me mbështetjen e qeverisë, Kavaja ka avancuar drejt qyteteve elitare të Shqipërisë. Unë ju premtoj se në mandatin e dytë do të asfaltohet dhe ndriçohet çdo rrugë e qytetit", ka deklaruar kryebashkiaku.
Rroshi u është përgjigjur edhe akuzave nga Tirana, që bëhen në drejtim të tij, duke u shprehur se ai jep llogari vetëm përpara qytetarëve të Kavajës. Kandidati i mazhorancës, e ka krahasuar kreun ne PD-së, Lulzim Basha, me Don Kishotit, që sipas tij, ka premtuar më kot ndërtimin e tramit për kryeqytetin.
"Sa i përket Don Koshitetit të Tiranës, Elvis Rroshi nuk bënë as tram as metro, por bën punën që kanë nevojë qytetarët e Kavajës. Dhe për të më gjykuar, më gjykojnë qytetarët e Kavajës", u shpreh Rroshi. Kryebashkiaku i Kavajës ka theksuar se ndryshe nga kundërshtari i tij, ai nuk ka kohë të humbasë me politikë, por duhet të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve dhe te Kavajës.
/Shqiptarja.com