KAVAJË-Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti mes dy të rinjve mbrëmjen e sotme.

Në lagjen “Nr.1” raportohet se janë konfliktuar me thikë V. L. 17 vjeç dhe G. S. 17 vjeç, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar V. L. 17 vjeç.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori me inicialet G. S. është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave dhe veprime të mëtejshme procedurale.

dy.b/shqiptarja.com