KAVAJE-Dy persona janë arrestuar, pasi tentuan të grabisnin një argjendari dhe një dyqan. Të arrestuarit janë Aurel Hekurani 36 vjeç dhe Rifan Rrushi 34 vjeç, të dy banues në Kavajë dhe të dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Hekurani dhe Rrushi para dy ditësh rreth orës 23:00 në lagjen nr. 3 në Kavajë në Tregun Industrial Kavajë, u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin dyqanin e artikujve të ndryshëm industriale dhe argjendarinë e shtetasit R. A., 60 vjeç.
Gjatë kontrollit dy të arrestuarve në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një çekiç metalik. Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë.
/Shqiptarja.com

Çekiçi qe iu gjet dhe sekuestrua dy autorëve
d.b/shqiptarja.com