Kavajë- Vodhi një automjet tip “Range Rover” në një servis në lagjen nr. 7 të Kavajës, identifikohet, lokalizohet dhe kapet 32-vjeçari nga Durrësi, shtetas me precedent për të njëjtin krim.
Policia gjen dhe automjetin e vjedhur.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë (28 tetor), kur u bë edhe kallëzimi nga pronari i servisit, se persona të paidentifikuar kishin vjedhur një automjet tip “Range Rover”.
“Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, identifikoi dhe kapi autorin e dyshuar të kësaj vjedhjeje, shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u mundësua gjetja e automjetit të vjedhur, i cili u sekuestrua bashkë me 2 celularët e të arrestuarit”, tha policia vendore.
Hetimet i kaluan Prokurorisë, pasi do verifikohet nëse i riu është përfshirë edhe në krime të tjera.