Kënga 'Zjerm' e kënduar nga 'Shkodra Elektronike' është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025.
Performanca e Shkodrës Elektronike mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora dhe grumbulloi 143 pikë në total.
Votës përfundimtare iu bashkua 50 % vota e jurisë dhe 50 % vota e publikut e diasporës.
Çmimin e Dytë e rrëmbeu Elvana Gjata me këngën “Karnaval” me 135 pikë. Çmimi i tretë iu dha këngëtarit Alis me këngën “Mjegull” duke marrë 59 pikë.
Eurovizion 2025 do të mbahet në Bazel të Zvicrës.