KAVAJË- Një pemë është bërë 'molla e sherrit' mes dy kushërinjëve të parë, konflikt që ka degjeneruar deri në vrasjen e njërit prej tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Cikallesh të Kavajës ku pasi eshte goditur me sëpatë, ka humbur jetën Fatmir Çeletaj. Si autor është ndaluar kushëriri i tij Qamil Çeletaj.
 
Sipas informacioneve nga policia nga konflikti mes dy kushërinjve ka mbetur i plagosur edhe shtetasi Vilson Isufi.
 
Burimet për Report tv mësojnë se sherri ka ndodhur për një lis. Kushërinjtë ishin djem xhaxhallarësh. Sipas dyshimeve, bëhet me dije se kushërinjtë u konfliktuan për një pemë që ndante pronat e tyre. Ata kishin pasur zënka edhe në të shkuarën, por sot konflikti përfundoi në tragjedi.
 
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po kryen të gjitha hetimet për zhardhjen e plotë rrethanave të kësaj vrasje. 

Njoftimi paraprak i policisë:
Më datë 06.12.2016, rreth orës 09:40, në fshatin “Cikallesh”, pas një konflikti me mjete të forta, ndërmjet shtetasve Q. Ç. dhe F. Ç., ka mbetur i vdekur shtetasi F. Ç.
 Gjithashtu ka mbetur i dëmtuar dhe një shtetas tjetër i paidentifikuar,  i cili është dërguar në S.Q.U.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
XH.K/d.b/Shqiptarja.com