Kazakistan – Një pentagram i madh është shfaqur në afërsi të një liqeni në Kazakistan. Pentagrami është shfaqur në Google Earth dhe ka një diametër prej 366 metra. Pentagramët zakonisht janë të lidhur me adhurimin ndaj djallit. Ai gjithashtu është simbol i një feje kineze si dhe i matematicienit grek, Pitagorës.
Mbetet ende mister se kush mund ta ketë bërë një shenjë të tillë me këtë madhësi. Disa mendojnë se është bërë nga ndonjë kult i fshehtë satanik, kurse të tjerë besojnë se mund të jetë mbetje e një baze ushatarake ruse. Një ish - pilot ushtarak amerikan tha se shenja të tilla ka në të gjitha zonat ku ka qenë e pozicionuar ushtria ruse dhe grupet e sistemeve të mbrojtjes ajrore.

(Foto: Pentagrami i fotografuar nga Google Earth)
Pentagrami është përdorur që në lashtësi si një simbol fetar, ku pesë cepat e tij tregonin pesë plagët e Krishtit. Gjithashtu, kjo shenjë përdorej edhe si një simbol për t’u mbrojtur nga djalli.

(Foto: Pentagrami pranë një liqeni në Kazakistan)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com