Të paktën 15 të vdekur dhe 60 të plagosur, 17 prej të cilëve fëmijë, është bilanci i përkohshëm i rrëzimit në Kazakistan i një aeroplani me 98 persona në bord, menjëherë pas ngritjes nga Almaty.
Për aviacionin civil kazak "avioni humbi lartësi gjatë ngritjes dhe u rrëzua në një mur rrethues" në një zonë të banuar duke u ndarë në dy pjesë.
Sipas një dëshmitari në zonën në kohën e aksidentit ka patur mjegull të madhe.
Ndërkohë, të gjitha aeroplanët e linjës ajrore u ndaluan të fluturonin derisa në përfundim të hetimit.
Presidenti Kazakistan Kassym-Jomart Tokayev u zotua të kompensojë familjet e viktimave dhe shpalli një ditë zie kombëtare për nesër. Ai premtoi se "ata që janë përgjegjës do të ndëshkohen rëndë sipas ligjeve".
Një komision qeveritar do të hetojë për të hedhur dritë mbi aksidentin.
Lajmi kryesor: