'Kazan fest'/ Dy ditë festë për rakinë në Ballaban të Këlcyrës

Kazan Fest” solli për dy ditë radhazi një festë të vërtetë për banorët në Ballaban të Këlcyrës. Aktiviteti në fjalë një bashkëpunim mes Qendrës ISO dhe Bashkisë së Këlcyrës ishte konceptuar si një gërshetim mes prodhimeve të kulinarisë së zonës me aktivitete artistike.

Pjesëmarrësit mundën të shijonin produket të shumta si raki, verë, djathë,kos, gliko dhe reçelra të prodhuar në mënyrë artizanale nga fermerë dhe prodhues të Këlcyrës, Përmetit, Gjirokastrës, Tepelenës, Libohovës, Dropullit dhe Memaliajt

"Përmeti e ka si traditë rakinë. unë e kam traditë që nga gjyshi, mani, kumbulle, thane, dëllenje." ka thënë një pjesëmarrës në festë.

Kryetari i Bashkisë së Këlcyrës Klement Ndoni tha se projekt I shërben promovimit të vlerave dhe traditës së zonës së Këlcyrës. Më tej z. Ndoni tha se vitin tjetër festa do të zhvendoset nga fshati Ballaban në qytetin e Këlcyrës.

"Ky është viti i parë që filloi. Është koha më e përshtatshme ku ngrihen kazanët e rakisë. Vitin tjetër do të bëhet me angazhim më të madh." tha kryetari i bashkisë.

Ndërkohë festa e rakisë kulmoi me koncertin festiv drejtuar nga Boiken Lako dhe grupe të reja të muzikës pop, Rock, RnB, dhe DJ në vend. Pjesë e koncertit ishte edhe grupi i Sazeve të Këlcyrës.

“KazanFest” është quajtur kështu sepse ky është muaji kur nxirret rakia dhe pikërisht në këto ditë do të ngrihen kazanët për të nxjerrë rakinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion