Vendimi i qeverisë për të miratuar zonën ku do të lejohen kazinotë në Tiranë, ka nxitur debate politike dhe ekonomike në vend. Edhe pse janë përcaktuar një sërë kushtesh që duhet të plotësojnë kompanitë që të licencohen në këtë biznes, kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku thotë për Report TV se duhet të bllokohen të gjitha shtigjet për pastrim parash, si dhe të bëhet analiza financiare se sa do të përfitojë buxheti i shtetit.
“Lëvizje kaq të forta tregojnë se sa e vështirë është klima e biznesit në vend. Nga ana tjetër duhet kuptuar, nëse qeveria ka marrë masat për të parandaluar fenomenin e pastrimit të parave, që në këtë biznes mundësia e prekjes është mjaft e lartë, kudo në botë. Po ashtu duam të dimë se sa do të jenë të ardhurat në buxhet nga rihapja e kësaj kategorie që ka risk të lartë”, pohon kreu i Konfindustrisë.
Sipas Buxhukut kthimi një hap pas i qeverisë për këtë biznes është edhe një tregues për goditjen që ka marrë buxheti nga mbyllja e këtij aktiviteti.
“Nëse realizohen të gjitha kërkesat e përmendura më sipër (të mos lejohet pastrimi i parave, të bëhet bilanci për të ardhurat) atëherë do të jetë një aktivitet i kontrolluar siç në vendet e BE, në momentin që nuk plotëson këto kritere atëherë kthehet në diçka negative. Mbyllja kishte kosto financiare që në fakt në të tillë biznes është me qindra milionë euro më pak në buxhetin e shtetit, dhe duhet arsyetuar se përse u mbyll”, u shpreh Buxhuku.
Nga aktiviteti i lojërave të fatit në buxhetin e shtetit arkëtoheshin çdo vit 5.4 miliardë lekë, të ardhura që tani i mungojnë, pasi ligjërisht lejohen vetëm kazinotë në hotele me 5 yje dhe resorte. Në vend në fund të dhjetorit 2018 ishin mbi 4,300 pika bastesh sportive dhe kazino elektronike, ndërsa numri i të punësuarve ishte mbi 7000.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FMN: Sfidë, plakja e shpejtë dhe emigracioni! Të ardhurat për frymë në Shqipëri sa 1/4 e BE-së! Rrezik ekspozimet e bankave ndaj kredimarrësve të mëdhenj
27 Janar, 11:49
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
‘S’kemi kushte për prodhim brenda vendit’, eksperti i Ekonomisë Gjokutaj për Report Tv: Importi, rruga më e lehtë! Janë rritur kostot e transportit
27 Dhjetor 2024, 13:43
-
FMN optimiste: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 3.3% këtë vit! Turizmi e ndërtimi ‘motorët’ kryesorë
24 Tetor 2024, 10:17
-
Moody’s rishikon në rritje ekonominë shqiptare, nga 'pozitive' në të 'qëndrueshme'! Malaj: Ndikim ulja e borxhit, rritja e investimeve
19 Tetor 2024, 14:09
-
Ekonomia këtë vit rritet me 3.3%, por sfidë serioze emigrimi! Banka Botërore: Kapitali njerëzor bërthama e zhvillimit të Shqipërisë në të ardhmen
17 Tetor 2024, 18:59
-
Maqedoni e Veriut/ Guvernatori Gent Sejko paralajmëron: Ndryshime klimatike sfidë serioze për bankat dhe ekonominë
1 Tetor 2024, 20:35
-
Rritet 0.6% besimi në ekonomi, euro e dobët godet tregëtinë! Industria e shërbimeve, më shumë optimistë për të ardhmen
1 Tetor 2024, 18:50
-
Ekonomia u rrit me 4.06% në tremujorin e dytë! Ndërtimi ‘mundi’ turizmin, ngecin shitjet e pasurive të paluajtshme
1 Tetor 2024, 13:00
-
Ekonomia në ditë të mira! Të ardhurat e mbledhura në 8-muaj u rritën me 38.2 miliardë lekë krahasuar me vjet
18 Shtator 2024, 17:09
-
Raporti/ BSH: Besimi i shërbimeve ra me 5% në kulmin e sezonit veror! Apartamentet stok, ndërtuesit parashikojnë ulje çmimesh
2 Shtator 2024, 21:45
Jemi kthyer si ne kohen e Enverit qe nuk lejohej kumari. Qeveria ka per detyre te lejoje njerezit te hapin biznese te tilla si kazino dhe baste sportive dhe ti kontrolloje per pastrim parash dhe zbatim rregullash. Por asnjehere qeveria nuk ka te drejte te ndaloje njerezit per te luajtur kumar. Ne gjithe boten lejohet. Po keshtu veprohet ne kete vend te mjere, kryeministri eshte Zoti, çfare do ai, si ja merr mendja stij dhe kur te doje ben çfare te doje. Se mbesin gjithe ato njerez pa pune, apo hiqet nje e drejte njeriu.....ska rendesi. Po sikur te nxjerrin nje ligj dhe te ndalojne duhanin ne Shqiperi, ça do thonit? Apo turpi bashke me buke.
Përgjigju