Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se në muajin korrik të ardhurat totale neto arritën në 42.4 miliardë lekë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shkruan se kjo rritje tejkaloi planin me 1.6 miliardë lekë (+3.9%) dhe ishte 5.1 miliardë lekë (+13.8%) më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Sipas ‘Tatimeve’, rritja e të ardhurave tatimore reflekton angazhimin e Administratës Tatimore për forcimin e formalizimit, luftën kundër evazionit fiskal dhe përmirësimin e administrimit tatimor.
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:
Vijon rritja e të ardhurave tatimore, duke reflektuar angazhimin e Administratës Tatimore për forcimin e formalizimit, luftën kundër evazionit fiskal dhe përmirësimin e administrimit tatimor.
Në muajin Korrik 2026, të ardhurat totale neto arritën në 42.4 miliardë lekë, duke tejkaluar planin me 1.6 miliardë lekë (+3.9%) dhe duke shënuar 5.1 miliardë lekë (+13.8%) më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.








Komente
Komento