Kazma reale mbi Teatrin
Dëgjova një prej aktorëve para Teatrit, duke fyer një prej aktorëve të rinj të talentuar, ardhur nga Greqia, Laert Vasilin, me një fjalor racist.
Teatri Kombëtar
Dëgjova një prej aktorëve para Teatrit, duke fyer një prej aktorëve të rinj të talentuar, ardhur nga Greqia, Laert Vasilin, me një fjalor racist. Fjala e përdorur për fyerje ishte ekstreme, duke e quajtur “lëtyrë”, dhe arsyeja ishte pse ky i fundit, si dhe shumë aktorë të tjerë, janë pro një ndërtese të re Teatri, kurse fyesi është i vendosur për të kundërtën.
Të hysh në banalitetin e këtij debati tani është shumë vonë, se është ulur këmbëkryq politika, dhe banalitetin po e udhëheq seksioni i PD-së në Teatër.
Dhe kur një betejë është politike, dhe bilanci i saj do imitojë bilancin e betejave politike.
Ajo që desha të theksoj, është egërsia e aktorëve ndaj njëri- tjetrit. Në një trupë teatri, ku një aktor fyen tjetrin publikisht kaq rëndë, për shërbime politike, kazmën e parë mbi atë teatër nuk e ka vënë as Rama, as Veliaj, dhe as ndërtuesi, por vetë mentaliteti i këtyre aktorëve politikë.
Dhe kjo është një kazmë e vërtetë mbi Teatrin. Nuk është si fadromat që mund të prishin një ndërtesë dhe të bëjnë diçka më të bukur dhe më moderne, por është si dikush që të prish skenën, të thyen mikrofonin dhe të fik dritat, edhe pse e ke ndërtesën në rregull.
Ky gjest është kazma reale mbi Teatrin, pasi ai prish thelbin e Teatrit, që është harmonia mes aktorëve dhe të konsideruarit e tyre, një trupë artistike.
Sot dhe sikur ta prishësh Teatrin, dhe sikur të bësh të riun, dhe sikur t’i çosh këta aktorë të luajnë në “Scala” apo “Balshoi”, këta nuk janë më një trup. Nuk janë më një Teatër, jo më kombëtar, por as eksperimental.
Këta janë së paku dy trupa teatri, njëra prej të cilave kërkon doemos që këto kohë të aktrojë politikisht. Dhe kjo është më e rëndë se prishja e një ndërtese. Kjo tregon që përveç ndërtesës, nuk kemi pasur as teatër, por vetëm aktorë, me suflerë politikë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.8%
-
Gafë
50.5%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4884
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Speciale/ Komedia, zhanri më i preferuar nga publiku! Rekordet e shikueshmërisë në teatrin shqiptar i ruan ‘Pallati 176’
1 Janar, 15:55
-
Ikën Abigeila Voshtina, kompozitori Aulon Naçi drejtori i komanduar i Teatrit Kombëtar të Operas
18 Dhjetor 2024, 09:53
-
VKM/ Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina
13 Dhjetor 2024, 19:43
-
Ndahet nga jeta Zoica Haxho, ikona e baletit shqiptar
1 Dhjetor 2024, 10:06
-
Teatri i ri, Veliaj: E ndërtojmë për 100 vitet e ardhshme
2 Nëntor 2024, 15:29
-
Vijojnë punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ja pamjet me dron nga kantieri (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 12:02
-
Veliaj inspekton punimet te Teatri i Ri: Në 30 muaj po bëjmë atë që humbëm në 30 vjet
3 Gusht 2024, 12:55
-
Katër vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, Meta: Akt kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës
17 Maj 2024, 12:03
-
‘Biznesmenit’ i bëhet ‘gjyqi’ në Teatër! Gëzim Kame e Viktor Zhusti ‘mbledhin’ në tryezë figura të drejtësisë në pension. Artistët rrëfejnë shfaqjen
29 Mars 2024, 19:34
-
‘Vajza, mbajeni mirë me mamanë e atij!’, Artan Imami tregon mes batutash komedinë çmim ‘Molier’! Në regji me bashkëshorten
12 Shkurt 2024, 17:34
-
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon prokurorin Edvin Kondili, Kalaja: 4 vite që nuk hetohet dosja! 46 herë trokasim në SPAK, 0 përgjigje
31 Janar 2024, 11:52
Ka kazem mbi teatrin ka dhe mashtrues me pagese me lodra portalesh ne duar... keta te dytet jane si ato ilacet e skaduara qe hidhen ne lume e helmojne token pastaj njerezit...
Përgjigju