Kryeministri Edi Rama është shprehur se ndihma prej 80 mln euro nga KE për energjinë elektrike, mbulon 1/6 e nevojave që ka vendi ynë.
“80 mln euro nuk janë pak, janë një shifër e konsiderueshme, ndërkohë që nëse i referohemi këtij viti ne na është dashur në total, 460 mln euro, e kombinuar mes buxhetit të shtetit dhe operatorit të energjisë, pra 1/6, është një shumë marramendëse për buxhetin tonë, por që ka ndihmuar edhe për inflacionin. Nuk do rrisim energjinë, vendosja e fashës 800 kWh, është vendosja e një tavani nën të cilin çdo familje mund të kryejë nevojat bazike, të gjitha pa përjashtim , pa pasur nevojë për më shumë! Mbi 1 mln konsumator, janë maksimumi 60 mijë familje që dalin mbi këtë tavan në kulmin e nevojës për ngrohje apo ftohje. Sa i përket kursimit shikojmë pozitivitet, nëse do kursehet arsyeshëm, s’kemi nevojë për fashën”, tha Rama.
Lajmi kryesor: