Von der Leyen në Tiranë: BE, 80 mln euro grant Shqipërisë për të lehtësuar pasojat e krizës në energji! 500 mln euro rajonit për investime në sistemin energjetik (VIDEO)

TIRANË- 80 milionë euro do t’i japë Bashkimi Europian, Shqipërisë në formën  e granteve për t’u përballur me krizën energjetike. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, në Tiranë tha se kjo nuk do të jetë ndihma e vetme, pasi do të ketë fonde të tjera që shkojnë 500 mln euro për të gjithë rajonin për të investuar në infrastrukturën energjetik, pjesë e së cilës do të jetë edhe vendin ynë.

“Ne jemi pjesë e një unioni për energjinë dhe po propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, për të ndikuar në zbutjen e çmimeve. Do të jenë 80 mln euro në grante. Më pas do të ketë mbështetje për sistemin e energjisë. Këtu po flasim 500 mln euro në grante për të gjithë rajonin për të investuar në infrastrukturën energjetik”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Një shifër e tillë, për kryeministrin Edi Rama nuk është pak, duke thënë se mbulon 1/6 e nevojave të Shqipërisë.

“80 mln euro nuk janë pak, janë një shifër e konsiderueshme, ndërkohë që nëse i referohemi këtij viti ne na është dashur në total, 460 mln euro, e kombinuar mes buxhetit të shtetit dhe operatorit të energjisë, pra 1/6, është një shumë marramendëse për buxhetin tonë, por që ka ndihmuar edhe për inflacionin”, tha kreu i qeverisë.

Nga ana tjetër, Rama rrëzoi akuzat e opozitës për rritjen e çmimit të energjisë si dhe për taksimin e të gjithë prodhuesve të energjisë. Për këtë pati dhe mbështetjen e Von Der Leyen.

“Është një gënjeshtër e stërmadhe. Nuk do rritet çmimi i energjisë, vendosja e fashës 800 këh, është vendosja e një tavani nën të cilin çdo familje mund të kryejë nevojat bazike. Janë maksimumi 60 mijë familje që dalin mbi këtë tavan në kulmin e nevojës për ngrohje apo ftohje. Nëse do kursehet arsyeshëm, s’kemi nevojë për fashën. Do taksohen vetëm tre sipërmarrës të mëdhenj, të cilët edhe pse po fitojnë shuma marramendëse nuk po ndihmojnë në përballimin e krizës”, tha Rama.

“Sigurisht që ne në BE, Komisioni Europian e ka bërë të mundur që edhe sipërmarrës në shtetet anëtare të marrin fitime kaq të larta, të këtyre kompanive me të ardhura që si kishin imagjinuar. Ne ja kemi marrë këtyre kompanive për t’ia vendosur familjeve në nevojë”, shtoi presidentja Ursula von der Leyen.

Lidhur me takimin e 6-dhjetorit në Tiranës mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, palët thanë se është tregues i rëndësisë që ka Shqipëria dhe rajonin për Brukselin. Një tjetër lajm pozitiv është dhe ai që lidhet me hekurudhën Tiranë-Durrës, që sipas Ramës do të jetë gati brenda pranverës së vitit 2024, ashtu si dhe hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës dhe e kundërta Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen është duke vizituar Tiranën, në kuadër të një turi ballkanit, të nisur në Kosovë e Maqedonië e Veriut dhe që do mbyllet në Serbi këtë fundjavë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:55
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen takon Begajn: Fokusi i bisedimeve, përkushtimi i  Shqipërisë ndaj vlerave të BE-së

 

Presidentja e KE-së është pritur sot në një takim edhe nga Presidenti Begaj. Kreu i shtetit thekson se përkushtimi i vendit tonë ndaj vlerave të BE ishin tematika kryesore e takimit të sotëm me Presidenten e KE-së.

Përkushtimi i Shqipërisë ndaj vlerave të Bashkimit Europian, vendosmëria për zbatimin e ligjit, investimet në infrastrukturë dhe paketa e mbështetjes energjitike ishin temat kryesore të takimit të sotëm me  Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen

E konsideroj vizitën e Presidentes së KE-së në Shqipëri si një mesazh të fortë dhe inkurajues në këto momente kërcënimesh e sfidash për paqen dhe sigurinë, që kanë ndikim edhe në Ballkanin Perëndimor.

Investimet domethënëse në sektorët kyç të ekonomisë si infrastruktura dhe energjia garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë dhe rajonit duke ndihmuar në arritjen e standardeve për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.  

Shqipëria është e vendosur për të vijuar me agjendën evropiane dhe objektivi i saj për integrimin në BE është i pandryshueshëm. Raporti i Progresit për Shqipërinë është një udhërrëfyes i paanshëm dhe i nxit të gjitha institucionet shqiptare të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse. 

Përshëndes vlerësimin e Komisionit Evropian dhe të zonjës Von der Leyen se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara per  liberalizimin e vizave për shtetasit e saj dhe e konsideroj realizimin sa më parë të këtij angazhimi nga ana e BE-së si një hap tjetër të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.- shkroi Begaj. 

Ora 17:10
Taksa e fitimeve të luksit do aplikohet në Shqipëri, Presidentja e KE: U vendos edhe në BE, prodhuesit kanë fitime madhore

 

Nga Tirana, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen foli edhe për taksën e fitimeve të luksit që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj kompanive të mëdha të energjisë, të cilat në kohë krize, po arrijnë fitime marramendëse.

Presidentja e KE, theksoi se BE ka vendosur që të marrë një pjesë të këtyre fitimeve të kompanive për të ndihmuar familjet më në nevojë, duke mbështetur kështu edhe aplikimin e kësaj takse në Shqipëri.

“Edhe Komisioni Europian e ka bërë të mundur që në shtetet anëtare të merren pikërisht këto fitime kaq të larta të këtyre kompanive, pasi kanë të ardhura super madhore që as nuk i kanë imagjinuar. Ne kemi marrë një pjesë të këtyre fitimeve për t’ja dhënë vendeve anëtare për të mbështetur familjet në nevojë”, tha Presidentja e KE.

E njëjta masë, sqaroi kryeministri Edi Rama do të aplikohet për tre prodhues të mëdhenj të Shqipërisë që nuk kanë bërë asgjë për ta shitur energjinë me shumëfish, por që po nxjerrin fitime marramendëse.

Ora 17:09
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Besoj në mikpritjen shqiptare, Rama: Shqipëria ka vetëm një rrezik, të bën të dashurohesh me të

 

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me presidenten e KE, Ursula von der Leyen, folën mbi samitin BE- Ballkani Perëndimor që do të mbahet në 6 dhjetor në Tiranë. Në fjalën e saj Von der Leyen u shpreh se në samit do të flitet mes të tjerash edhe rreth luftës, krizës energjetike, situatës ekonomike dhe çështje të cilat do të jenë aktuale në kohën që do të mbahet samiti.

Rama: Pritshmëria ime është që të vijnë një herë këtu gjithë udhëheqësat e Europës. Të diskutojmë një herë për këto tema, për çfarë është bërë dhe për çfarë mund të bëhet bashkërisht. Tani është krijuar një sinergji pozitive midis Ballkanit Perëndimor dhe Europës. E konsiderojnë me një vlerë të barabartë. Ne jemi europiane dhe fatet në gjërat e mëdha i kemi të përbashkëta.  Bashkë më gjithë delegacionet do vijnë edhe shumë gazetare nga të cilët pjesa më e madhe ka menduar dhe mendojnë se Shqipëria është një vend i rrezikshëm, Shqipëria kë vetëm një rrezik vetëm të dashurosh.

Von der Leyen: Si mund të mbështesim më tej Ukrainën. Edhe energjia do të luajë një rol të mirë në ato diskutime. Do kemi edhe tema të tjera si infrastruktura dhe si do të vijojmë që të trajnojmë krizën. Në BE, komisioni europian e ka bërë të mundur që edhe për shtetet anëtare të merren dhe të mbështesin familjet në nevojë. Por një gjë që unë pres të diskutohet është mikpritja e mrekullueshme e Shqipërisë e di që do të jetë një samit i këndshëm.

Ora 17:06
Ursula von der Leyen: Duartrokitje për rolin e Shqipërisë në OKB, shembullore mbrojtja ndaj vlerave të rendit ndërkombëtar

 

Shqipëria ka luajtur një rol shembullor në mbrojtje të vlerave të rendit ndërkombëtar aktual. Kjo ishte deklarata e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Sa shumë ka ndodhur që nga vizita ime e fundit në Tiranë. Ju në korrik filluar negociatat me BE-në, që është suksesi juaj! Rezultat i shumë viteve pune të qytetarëve shqiptarë. Ju keni ruajtur një vëmendje shumë të fortë te procesi i integrimit evropian. Ju keni treguar përherë përkushtimin tuaj ndaj Bashkimit Evropian. Është shembullore të shohim mbrojtjen që Shqipëria i ka bërë rendit ndërkombëtar të bazuar në rregullat në Këshillin e Sigurimit. Dhe për këtë ju falënderoj. Shqipëria po ecën përpara në rrugën drejt BE-së. Raporti i fundit i zgjerimit ka treguar të gjithë përparimin që ju po bëni. Po konsolidoni shtetin e së drejtës. Ekonomia juaj është bërë e fortë sërish pas COVID”, tha ajo.

Ora 17:05
KE 80 mln euro për energjinë, Rama: Mbulon 1/6 e nevojave tona! Po kursehet, nëse vijohet kështu s’do ketë nevojë për fashën mbi 800 kWh

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ndihma prej 80 mln euro nga KE për energjinë elektrike, mbulon  1/6 e nevojave që ka vendi ynë.

“80 mln euro nuk janë pak, janë një shifër e konsiderueshme, ndërkohë që nëse i referohemi këtij viti ne na është dashur në total, 460 mln euro, e kombinuar mes buxhetit të shtetit dhe operatorit të energjisë, pra 1/6, është një shumë marramendëse për buxhetin tonë, por që ka ndihmuar edhe për inflacionin. Nuk do rrisim energjinë, vendosja e fashës 800 kWh, është vendosja e një tavani nën të cilin çdo familje mund të kryejë nevojat bazike, të gjitha pa përjashtim , pa pasur nevojë për më shumë! Mbi 1 mln konsumator, janë maksimumi 60 mijë familje që dalin mbi këtë tavan në kulmin e nevojës për ngrohje apo ftohje. Sa i përket kursimit shikojmë pozitivitet, nëse do kursehet arsyeshëm, s’kemi nevojë për fashën”, tha Rama.

Ora 17:03
Kriza energjetike, Von der Leyen: Kemi mbushur depot me 92%, na jep siguri se do ia dalim gjatë këtij dimri

 

Presidentja e Komisonit të Europës Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj në Tiranë nënvizoi se lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e inflacionit. Duke u ndalur tek kriza energjetike, Von der Leyen u shpreh se BE ka diversifikuar në mënyrë të suksesshme burimet, ndërsa deri më tani ka mbushur 92% të depove.

‘Përgjigja ndaj krizës energjetike që është shtyra kryesore për inflacionin reagimi përgjigja duhet të jetë shumë më e gjerë sesa thjeshtë mbështetje buxhetore. Në fakt së pari është e rëndësishëm që ne jemi pjesë e një unioni politik. Gjatë 8 muajve të fundit që prej fillimit të kësaj lufte Rusia ka hequr 2/3 furnizimit me gaz për BE-së kjo ka sjellë efektin përkatës, por edhe energjia elektrike që merret nga gazi. Ajo që ne kemi bërë është se kemi diversifikuar në mënyrë të suksesshme me furnitorë si SHBA dhe Norvegji. Kemi mbushur depot tona mbi 92%. Këto janë në të gjithë BE-në, por të gjithë përfitojmë. Kjo na jep sigurinë se ne do t’ia dalim gjatë këtij dimri. Jemi shumë më të përgatitur tani se sa kemi qenë në fillim të luftës. Mund të shohim ndërhyrjet në treg. Ndikimi i çmimeve të larta të gazit tek energjia elektrike. Mbështetje financiare të drejtpërdrejtë, investime tek infrastruktura si edhe një qasje të strukturuar për të ulur çmimet.’- u shpreh Von der Leyen.

Ora 16:53
Presidentja e KE: 80 mln euro Shqipërisë për krizën energjetike, 500 mln euro Ballkanit për investime në infrastrukturën e energjisë

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka deklaruar se BE do t’i dhurojë Shqipërisë 80 mln euro si mbështetje për krizën energjetike dhe 500 mln euro për Ballkanin për modernizimin e sistemit energjetik.

“Këto janë arritje në një kohë sfidash, këtu kam parasysh luftën në Ukrainë. Rusia po shkel rendin ndërkombëtar dhe ccdo Kartë të OKB-së. Fatmirësisht Shqipëria nuk ka fare varësi nga gazi rus por natyrisht që energjia elektrike që vjen në Shqipëri ndikohet nga çmimet stratosferike në Shqipëri. Ne kemi vendosur që të jemi unitarë dhe solidarë. Pra, ne jemi pjesë e një unioni për energjinë dhe po propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, për të ndikuar në zbutjen e çmimeve. Do të jenë 80 mln euro në grante. Më pas do të ketë mbështetje për sistemin e energjisë. Këtu po flasim 500 mln euro në grante për të gjithë rajonin për të investuar në infrastrukturën energjetike”, tha ajo.

Von der Leyen përmendi projekte si modernizimi i Vaut të Dejës, hidrocentralit të Fierzës dhe rinovimin e eficienës së energjisë së godinave të Qytet Studentit.

"Jeni në rrugën e duhur. Do jetë një takim tejet i rëndësishmë më 6 dhjetor dhe me shumë dëshirë po e pres këtë takim", tha ajo. 

Ora 16:52
Rama me Von der Leyen: Më 6 dhjetor Tirana do të bëhet skena e ngjarjes politike europiane

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij bashkë me presidenten e Këshillit të Europës Ursula von der Leyen, u shpreh se ka diskutuar me presidenten e KE-së në lidhje me situatën ekonomike të ndikuar nga lufta në Ukrainë. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek samitit që do të zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor ku do të vijnë lider të Europës dhe Ballkanit Perëndimor. Rama u shpreh se kryeqyteti shqiptar do të bëhet skena e politikës europiane.

‘Në kushte e një lufte që bombat dhe plagët ka në Ukrainë por pasojat e të cilës ndjehen në të gjithë Europën përfshirë edhe neve në Shqipëri në çmimet stratosferike të tregut të energjisë dhe në inflacion, e informova presidenten për qasjen tonë për vendosmërinë tonë që të vazhdojmë të mbështesim të gjitha familjet për të mos e prekur çmimin e energjisë elektrike. Kemi folur pak por do të takohemi më vonë edh për nja ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë e para në histori, ku më 6 dhjetor në Tiranë do të kemi samitin e BE me Ballkanin perëndimor dhe të gjithë liderët europianë do të vijnë në Tiranë për këtë samit. Tirana do bëhet skena e një ngjarje politike europiane të dorës së parë në fund të gjysmës së dytë të vitit. Janë ngjarje që askush nuk mund t’i imagjinonte. E falenderova pasi ka bërë avokatinë e Tiranës.’- u shpreh Rama.

Ora 16:45
Rama me Von der Leyen: Falë jush kemi një mbështetje më të madhe nga KE! Në 2024 gati hekurudha Tiranë- Rinas-Durrës

 

Kryeministri Edi Rama, në deklaratën e përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e vlerësoi atë për ndihmën e dhënë kundrejt Shqipërisë, teksa dha lajmin e hekurudha Tiranë-Durrës do të jetë gati në pranverën e 2024.

“Jemi të vetëdijshëm që falë jush personalisht kemi pasur një mbështetje edhe më të madhe nga sa do e kishim pas tërmetit katastrofike të pak viteve më parë, jemi të vetëdijshëm që edhe në këtë situatë, përsëri falë qasjes së Komisionit ndaj Ballkanit Perëndimor dhe tuajën personalisht, përsëri ne nuk jemi vetëm. Kështu që unë dua ta falenderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë, kemi qenë së bashku për të parë punimet e hekurudhës së re më në fund në këtë rast jo për shkak të burokracisë së Komisionit, por të Bankës Europiane për Ndërtim e Zhvillim, projekti ka nisur më vonë se parashikimi, në pranverën e 2024 do kemi aksin hekurudhor, Tiranë-Durrës, Tiranë-Rinas-Durrës dhe e kundërta”, tha Rama.

Ora 16:01
Presidentja e Komisionit Evropian vizitë në Tiranë, shkon në Kryeministri (VIDEO)

 

Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen po zhvillon sot një vizitë në Tiranë si pjesë e turit të saj në Ballkan.

Në axhendën e publikuar më herët, presidentja e KE-së, ka mbërritur në kryeministri ndërsa më vonë do të mbajë edhe një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Ora 14:50
Presidentja e Komisionit Europian mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama (VIDEO)

 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë. Von der Leyen u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama

Ora 14:45
'Ursula po vjen apo jo?', Rama në Rinas, Presidentja e KE e lë në pritje

1666874621_rama.jpg

‘Ursula po vjen apo jo?”. Me këtë dixhiturë e ka postuar kryeministrin Rama një foto në Facebook, nga Aeroporti i Rinasit, ku ka dalë për të pritur Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila siç duket është vonuar paksa.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kakami: 27/10/2022 19:19

    keshtu vazhdoni pasi jeni duke bere takime goxha te rendesishme

    Përgjigju
  • sergi: 27/10/2022 19:17

    perher takime per te ardhmen e vendit tone,shum respekte

    Përgjigju
  • Rea: 27/10/2022 18:35

    Keto takime kane ardhur fal marredhenieve te mira qe keni mbajtur

    Përgjigju
  • Eri: 27/10/2022 18:34

    Nje vizite shume e rendesishme per vendin tone

    Përgjigju
  • Lepiresat: 27/10/2022 18:12

    Vazhdoni komentoni ju se merni rrogen o legena , por kalun 32 vjet dhe nuk eshte bere asnje investim ne energjitike shyqyr qe i kishin bere komunistet se do ishim me kandila tani . Sa per keta legenat e BE mos i beni te mire se plera jane po afrohen tani ne Ballkan nga frika e Rusit dhe kjo situate do te ndryshoje sapo te kene maredhenie me Rusine se te tille prostituta jane europianet

    Përgjigju
  • Erdi: 27/10/2022 18:07

    Eshte mirepritur ne menyre shume dinjitoze

    Përgjigju
  • Vani: 27/10/2022 18:06

    Pacim sa me shume bashkepunime per vendime pozitive

    Përgjigju
  • Eno: 27/10/2022 17:37

    Ne kohe qe ndodhemi investimet ne kete fush jane mjaft fitim prurese

    Përgjigju
  • Ani: 27/10/2022 17:37

    Takime te tilla forcojn akoma dhe me shume mardhenjet me nderkombetaret

    Përgjigju
  • Elsa: 27/10/2022 17:19

    Shpresoj te marrim lajme sa me pozitive nga keto takime

    Përgjigju
  • Klodi: 27/10/2022 17:18

    Hallall qe Rama merr pjese ne kto takime

    Përgjigju
  • Llogaraja: 27/10/2022 17:16

    Na i jepni ti bejme 80 milion € investim ne Llogara per ferma eloike per mullinj me ere per energji

    Përgjigju
  • Hekurudha: 27/10/2022 17:12

    Brenda 2023 te jepet me koncension Hekurudha , Tirone - Shkodra dhe Tirone - Prishtine ! Jepjani gjermanit ose Italis me koncension

    Përgjigju
  • Miri: 27/10/2022 17:11

    Me vjen mire per keto takime qe organizohen me perfaqesues te BE

    Përgjigju
  • Marko: 27/10/2022 17:11

    BE gjithmone ka qene ne mbeshtetje te cdshtjeve te rendesishme qe ndodhin ne vend

    Përgjigju
  • redi: 27/10/2022 17:09

    Zonja Ursula me veprimet e saj ka treguar se respekton shqiptaret dhe qeverine . Granti prej 80 milion euro qe mori Shqiperia duhet te shkje per Tecin e Vlores dhe impiamtet fotovoltaitike

    Përgjigju
  • Obobo: 27/10/2022 17:08

    Po boll o te qr fole kaq gjat nji pytje kthen prgj 20 min kujton se esht ne emisione politike u cmend ursula

    Përgjigju
  • Ela: 27/10/2022 16:58

    Te tilla takime i sjellin zhvillim vendit

    Përgjigju
  • andi: 27/10/2022 16:26

    Edo, kjo paska avion koti, ti ia ke fut, ke avion me te madh! Je dhe lider me i madh, te takon!

    Përgjigju
    • Toni: 27/10/2022 17:43

      Hahaha

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë