Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë? Meta tregon përgjigjen e Konsullit

Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë? Meta tregon përgjigjen e Konsullit

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është takuar me Aldo Marinon, konsull nderi i Shqipërisë në Kalabri, i cili është arbëresh. Ai tregon edhe përgjigjen interesante që Marino ka dhënë kur është pyetur se kë duan më shumë arbëreshët midis dy vendeve.

"Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë? Kur një diplomat i lartë italian i bëri këtë pyetje Aldo Marinos, mori një përgjigje interesante: Është si të pyesësh një fëmijë se kë do më shumë mamanë apo gjyshen. I lumtur ta takoja Aldo Marinon, promotorin e palodhur të marrëdhënieve tona me arbëreshët në të gjitha fushat. I bindur se në pak vite forcimi i marrëdhënieve me botën arbëreshe, do të arrijë pritmëritë tona, që kjo trashëgimi e përbashkët, t'u qëndrojë me krenari edhe shekujve që vijnë" shkruan Meta.

Kreu i shtetit ka zhvilluar një takim edhe me Komisionerin e Infrastrukturës së qeverisë Rajonale të Kalabrisë, Roberto Musmanno. "Raportet e ngushta, tepër të forta dhe njerëzore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve me Kalabrinë, zemrën e bashkësisë sonë të dashur arbëreshe, janë shumë të rëndësishme. Kjo marrëdhënie historike dhe tradicionale, ka potenciale të jashtëzakonshme arsimore, kulturore, turistike, ekonomike dhe tregëtare, për t'u forcuar edhe më tej.

Shumë i lumtur të zhvilloja një takim të frytshëm me Komisionerin e Insfrastrukturës së Qeverisë Rajonale të Kalabrisë, Prof. Roberto Musmanno, me të cilin ndava ide të vyera për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në mënyrë që të rinjtë të mos largohen nga vendet dhe zonat tona. Veçanërisht diskutuam rreth projektit ambicioz dhe të realizueshëm të Prof. Musmanno dhe stafit të tij, për lëvizjen e udhëtarëve nga Kalabria në Shqipëri, nëpërmjet vendosjes së një linje direkte ajrore Tiranë-Lamecia. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për të cilin do të punojmë fort" thotë Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë