Ke frikë Lul pas kësaj deklaratës së Prokurorisë? Duket se vala e goditjes po ngjitet lart. Aty ku realisht ka ndodhur krimi! Nuk ke faj, ti e di çfarë ke bërë, për të patur frikë është, ke të drejtë!

Dhe një gjë Lul, mos u bëj budalla fare-fare, fija e barit nuk është litar, nuk të mban. 

Përshembull:

Po ta pranoj që këtë Alizotin e shpiku Rama, Xhafa, Veliu, Marku, edhe Balla, patjetër Balla, po nga përgjimet del se Ky dhe Babalja yt, komunikonin para se ky të dorëzohej ne polici. Madje-madje, kur ky fliste për 200 mijë evrot me Babalen.  

Ai-domethënë Babalja yt, nuk ja mohonte, madje ja premtonte dhe konfirmonte bindshëm! Janë e zeza mbi të bardhë dhe para se ky “grupi” që shpikë sot të merrej me këtë Alizotin siç ti gënjen!

Lul, gënjeshtra në këtë vend nuk i ka këmbët e gjata, të shkurtra i ka si kudo! E vërteta të ngordh. Doje të luaje rëndë veçse me gënjeshtra, po të mund e vërteta!