BRUKSEL-Shqipërisë do t'i jepet statusi i vendit kandidat në BE vetëm nëse plotëson reformat në drejtësi, miraton pr/ligjin për Gjykatën e Lartë, reformën në administratë dhe reformën parlamentare dhe përforcon luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këta janë kushtet që Komisioni Europian i ka vënë Shqipërisë për të plotësuar deri në muajin dhjetor, kur rekomandimi i KE-së shkon në tryezën e Këshillit të BE-së, dhe vendet anëtare duhet të marrin një vendim përfundimtar nëse Shqipëria i ka plotësuar ato.
Ora 14: 30 FYLE: MARRJA E STATUSIT TE VENDIT KANDIDAT? VARET NGA SHQIPERIA
Komisionieri Stefan Fyle deklaron se nëse Shqipëria do të marrë statusin në dhjetor varet nga vetë ajo. “Kjo varet nga Shqipëria. Janë shumë të qarta kushtet dhe propozimet tona. Janë 3 cështje konkrete që Shqipëria duhet të plotësojë. Statusi kandidat dhe hapja e negociatave janë dy cështje të ndryshme. Progresi do të matet duke pasur parasysh prioritetet që kemi rekomanduar 2 vite më përpara. 12 prioriretet, 4 janë plotësuar tërësisht, 2 do të plotësohen së shpejti. Përpara se të nisim të rekomandojmë fillimin e negociatave mbeten ende disa kritere. Më lejoni ta bëj të qartë sic e bëra në PE. Mënyra jonë kreative është lidhur me angazhimin, për të kapur momentin e zgjerimit.”- tha komisionari për zgjerimin.
Ora 14:00 FYLE NE KONFERENCE: ZGJEDHJET 2013 KUSHT PER FILLIMIN E NEGOCIATAVE
Në konferencën për shtyp të orës 13: 30 minuta Komisionieri për zgjerimin Stefan Fyle deklaron se Shqipëria duhet të demostrojë zbatim të qëndrueshëm të angazhimeve që janë ndërmarrë në përputhje me ato prioritete.Fyle nënvizoi se zgjedhjet e 2013 mbeten test jetik dhe parakusht për çdo rekomandim për të hapur negociatat.
“Shqipëria duke pasur parasysh masat në gjyqësor dhe reformën në administratë publike që të përmbushën dhe procedurat parlamentare të rishikohen. Ne do të dorëzojmë një raport sa më shpejt për progresin e arritur ku do të theksojmë përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit në mënyrë që të ecim në etapën tjetër për të hapur negociatat. Shqipëria do të duhet të demonstrojë zbatim të qëndrueshëm të angazhimeve që janë ndërmarrë në përputhje me ato prioritetet që kanë mbetur dhe nuk janë arritur ende. Fokusi në shtetin ligjor, dialogu politik mbetet jetik dhe zhvillimi i zgjedhjet 2013 do të jetë test jetik dhe parkusht për çdo rekomandim për të hapur negociatat”
“Shqiperia ka bërë progres të rëndësishëm vitin e kaluar sa i përket marrëveshjes ndërpartiake dhe ka përmbushur një sërë reformash në prioritetet kyce. Në këtë kuadër KE rekomandon t’i japë Shqipërisë statusin kandidat me kushtetin që të përfundojnë reformat, reforma parlamentare” - tha Fyle para Komisionit të Çështjeve të Jashtme në Parlamentin Evropian.
RAPORTI: ZGJEDHJA E NISHANIT NUK RESPEKTOI MARREVESHJEN POLITIKE
Duke ju referuar hapësirës së kriterit politik dhe konkretisht demokracisë dhe shtetit ligjor në raport thuhet se është shënuar progres në miratimin e një numri ligjesh të mbetura pezull e që kërkonin shumicën e cilësuar të votave. Në konkluzionet e raportit të Komisionit Europian vlerësohet marrëveshja politike e nëntorit e cila i dha fund ngërçit politik pas zgjedhjeve të 2009. Duke ju referuar zgjedhjes së Presidentit Brukseli thotë se ai u bë vetëm me votat e mazhorancës. "Pavarësisht se në përputhje me Kushtetutën, zgjedhja e presidentit dështoi të përmbushë pritshmërinë për gjithpërfshirje dhe konsolidim të dialogut e bashkëpunimit politik. Kjo i shërbeu ngadalësimit të përpjekjeve për reformat ku kërkohej konsensusi por u tejkalua më pas", thuhet në raport.
21 JANARI, TE HIDHET DRITE ME NJE PROCES TE BESUESHEM
Progres i moderuar është regjistruar edhe në adresimin e reformës në drejtësi që mbetet prioritet kyç. Për këtë vlerësohet se është bërë progres i moderuar. Komisioni thotë se ende pritet të finalizohen, miratohen dhe zbatohen masat legjislative për forcimin e mëtejshëm të pavarësisë, llogaridhënies dhe eficencës së sistemit të drejtësisë. "Organizimi i gjykatave, transparenca vazhdojnë të shkaktojnë shqetësim sa i takon eficencës së drejtësisë ashtu sikurse problemet me alokimin e buxhetit", nënvizon raporti.
Duke ju referuar ngjarjeve të 21 janarit 2011, Brukseli thotë se “kërkohet që të hidhet dritë mbi atë çka ndodhi përmes një procesi të besueshëm gjyqësor”. "Shqipëria duhet të angazhohet më tej në zbatimin e stategjisë së reformave në drejtësi në mënyrë që të sigurohet pavarësia, eficenca dhe llogaridhënia e institucioneve të drejtësisë", vijon raporti.
TE MIRATOHET LIGJI PER SHERBIMIN CIVIL
Duke ju referuar administratës publike raporti thotë se është thelbësore miratimi i amendamenteve të ligjit për shërbimin civil. "Baza ligjore dhe për administratën publike ende karakterizohet nga mungesa që duhen adresuar në përputhje me profesionalizmin, depolitizimin, meritokracinë, transparencën dhe llogaridhënien.
Komisioni konstaton se në përgjithësi është shënuar progres sa i takon punës së qeverisë në drejtim të koordinimit të procesit të integrimit evropian. Brukseli vë theksin tek bashkëpunimi mes Komisionit Parlamentar të Integrimit dhe Ministrisë së Integrimit.
PROGRES I MODERUAR NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT
Komisioni konstaton progres të moderuar sa i takon luftën ndaj korrupsionit që mbetet prioritet thelbësor. Ndonëse vlerësohet masa për kufizimin e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe për gjyqtarët Brukseli thotë se mungesa e ndjekjes aktive dhe mungesa e burimeve të duhura vazhdon të dëmtojë hetimet. Raporti vë re se nuk ka të dhëna adekuate për hetime, ndjekje dhe dënime të të gjitha rasteve ndërsa korrupsioni është prevalent në shumë fusha duke vazhduar të jetë një problem veccanërisht serioz. Komisioni vëren se korrupsioni në drejtësi mbetet një problem veccanërisht serioz në një kohë kur drejtësia duhet të ishte një ndër institucionet kycce për luftën ndaj këtij fenomeni.
LUFTA E KORRUPSIONIT PROGRES I MODERUAR

TE DREJTAT E NJERIUT PROGRES I KUFIZUAR
Brukseli vë re progres të kufizuar edhe në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së minoriteteve. Në raport thuhet se ende raportohen raste të keqtrajtimit nga policia e cila jo gjithnjë ndjek procedurat për arrestimin dhe mbajtjen në izolim. Komisioni thotë se ende ka raste të diskriminimit ndaj grupeve vulnerabile sicc janë ata LGBT dhe romët. "Zbatimi i politikave për përfshirjen e romëve në jetën sociale ende është i pamjaftueshëm", thuhet në raport. Duke ju referuar të drejtës së pronës, Komisioni thotë se ende nuk është realizuar regjistrimi i parë ndërsa kompensimi i ish pronarëve po ecën me ritëm të ngadaltë.
MEDIA NEN PRESIONIN EKONOMIK
Duke ju referuar lirisë së të shprehurit raporti thotë se presioni ekonomik në tregun e medias është rritur ccka ka ndikuar drejtpërdrejtë në kushtet e punës së gazetarëve. "Një numër i madh gazetarësh punojnë pa kontratat e punës ccka ndikon drejtpërdrejtë tek auto-ccensura. Pavarësia editoriale e mediave vazhdon të dëmtohet nga interesat private ekonomike dhe politike. Ka shqetësim për faktin se reklamat publike dërgohen në kanalet televizive që mbështesin qeverinë", thotë raporti.
Ora 11: 29 FYLE: SHQIPERISE TI JEPET STATUSI I KUSHTEZUAR
“Ka bërë progres të rëndësishëm vitin e kaluar sa i përket marrëveshjes ndërpartiake dhe ka përmbushur një sërë reformash në prioritetet kyce. Në këtë kuadër KE rekomandon t’i japë Shqipërisë statusin kandidat me kushtetin që të përfundojnë reformat, reforma parlamentare” - tha Fyle.
11: 11 FYLE NIS LEXMIN E PROGES RAPORTIT
Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë Stefan Fyle nis leximin e raport progesit. “Të gjitha vendet që duan të inspirojnë duhet të dëshmojnë se kanë përkushtim në luftën kundër krimit të organizuar, reformë në admihnistratën publike mbetet njënga shqetësimet kryesore.Disa vende kanë pasur përparësi, por ne shprehim shqetësim në lirinë e medias”- thote Fyle.
Ora 11: 03- PROGRES RAPORTI I KE NE 16:00 NE DORE TE NISHANIT
Në orën 16:00 ambasadori i BE-së Ettore Sequi i dorëzon presidentit të Republikës, Bujar Nishani Progres-Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2012, informon presidenca. Raporti do i dorëzohet dhe kryeministrit Berisha. Ndërkohë që konferenca e Fyle në Bruksel do të ndiqet në Tiranë nga ambasadori dhe gazetarë të ftuar në qendrën e Informimit BE.
Ora 10: 38 BURIME NGA BRUKSELI: REKOMANDIMI OPERACION SHPETIMI
Pak minuta nga fillimi i mbledhjes së Komisionit të Çështjeve të Jashtme në Parlamentin Evropian, një burim diplomatik nga Brukseli kanë thënë TvA1 Report se "ky rekomandim për status është një operacion shpëtimi për një vend që është larg standardeve për statusin."
AXHENDA NË BRUKSEL E TIRANE
Sipas axhendës zyrtare të Brukselit sot në ora 11:15 Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë Stefan Fyle do të prezantojë në Komisionin e Çështjeve të Jashtme në Parlamentin Evropian raportet e progresit për vendet aspirante.
Më pas, në orën 13:30 është parashikuar mbajtja e një konference shtypi nga komisioneri Fyle për të prezantuar para publikut përmbajtjen e asaj çka cilësohet paketa e zgjerimit. Ndërkohë që në Tiranë në orën 19:00, edhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi do të mbajë një konferencë për shtyp.
DJE PARALAJMËRIMI I ANSES
Dhënia e statusit të vendit kandidat u paralajmëruar dje edhe nga agjencia italiane e lajmeve 'Ansa' e cila shkruante se Shqipëria do të bëhet dita e sotme vendi më i ri kandidat për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Duke iu referuar burimeve brenda Komisionit Europian, 'Ansa' nënvizonte se KE do t'i hapë Shqipërisë dritën jeshile për të marrë statusin kandidat për në BE, por duke vendosur disa kushte shtesë, të cilat duhet të plotësohen. Statusi me kushte u paralajmërua dhe nga gazeta Shqiptarja.com më 25 shtator.
Nëse i jepet drita jeshile, Shqipëria do të bëhet kështu vendi i pestë i Ballkanit, kandidat për të hyrë në BE, pas Kroacisë që do të anëtarësohet në 2013-ën, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Këtyre vendeve u shtohen edhe vende të tjera kandidate, si Turqia dhe Islanda, ndërsa Bosnje Hercegovina e Kosova janë ende në pritje.
/Shqiptarja.com
KONFERENCA PER SHTYP E ORES 13: 30
Ora 14: 30 FYLE: MARRJA E STATUSIT TE VENDIT KANDIDAT? VARET NGA SHQIPERIA
Komisionieri Stefan Fyle deklaron se nëse Shqipëria do të marrë statusin në dhjetor varet nga vetë ajo. “Kjo varet nga Shqipëria. Janë shumë të qarta kushtet dhe propozimet tona. Janë 3 cështje konkrete që Shqipëria duhet të plotësojë. Statusi kandidat dhe hapja e negociatave janë dy cështje të ndryshme. Progresi do të matet duke pasur parasysh prioritetet që kemi rekomanduar 2 vite më përpara. 12 prioriretet, 4 janë plotësuar tërësisht, 2 do të plotësohen së shpejti. Përpara se të nisim të rekomandojmë fillimin e negociatave mbeten ende disa kritere. Më lejoni ta bëj të qartë sic e bëra në PE. Mënyra jonë kreative është lidhur me angazhimin, për të kapur momentin e zgjerimit.”- tha komisionari për zgjerimin.
Ora 14:00 FYLE NE KONFERENCE: ZGJEDHJET 2013 KUSHT PER FILLIMIN E NEGOCIATAVE
Në konferencën për shtyp të orës 13: 30 minuta Komisionieri për zgjerimin Stefan Fyle deklaron se Shqipëria duhet të demostrojë zbatim të qëndrueshëm të angazhimeve që janë ndërmarrë në përputhje me ato prioritete.Fyle nënvizoi se zgjedhjet e 2013 mbeten test jetik dhe parakusht për çdo rekomandim për të hapur negociatat.
“Shqipëria duke pasur parasysh masat në gjyqësor dhe reformën në administratë publike që të përmbushën dhe procedurat parlamentare të rishikohen. Ne do të dorëzojmë një raport sa më shpejt për progresin e arritur ku do të theksojmë përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit në mënyrë që të ecim në etapën tjetër për të hapur negociatat. Shqipëria do të duhet të demonstrojë zbatim të qëndrueshëm të angazhimeve që janë ndërmarrë në përputhje me ato prioritetet që kanë mbetur dhe nuk janë arritur ende. Fokusi në shtetin ligjor, dialogu politik mbetet jetik dhe zhvillimi i zgjedhjet 2013 do të jetë test jetik dhe parkusht për çdo rekomandim për të hapur negociatat”
RAPORTI I FYLE NE KOMISIONIN E JASHTEM TE PE
Sot në komisionin e Jashtëm i Parlamentit Europian, Fyle prezantoi progres-raportin për vendet kandidate për në BE. Në rastin e Shqipërisë vlerësohet dialogu politik pas marrëveshjes së nëntorit 2011, ndonëse në fusha theksohet një nivel i ulët përparimi. Sipas raportit, korrupsioni vazhdon të mbetet në nivele shqetësuese në Shqipëri, ndërsa theksohet se zgjedhja e Presidentit Nishani në mënyrë të njëanshme me votat e mazhorancës dhe pa përfshirjen e opozitës, ndonëse kushtetuese në vetvete, solli një ngadalësim të dialogut mes palëve që u reflektua edhe në ngadalësimin e reformave të kërkuara nga Brukseli.“Shqiperia ka bërë progres të rëndësishëm vitin e kaluar sa i përket marrëveshjes ndërpartiake dhe ka përmbushur një sërë reformash në prioritetet kyce. Në këtë kuadër KE rekomandon t’i japë Shqipërisë statusin kandidat me kushtetin që të përfundojnë reformat, reforma parlamentare” - tha Fyle para Komisionit të Çështjeve të Jashtme në Parlamentin Evropian.
RAPORTI: ZGJEDHJA E NISHANIT NUK RESPEKTOI MARREVESHJEN POLITIKE
Duke ju referuar hapësirës së kriterit politik dhe konkretisht demokracisë dhe shtetit ligjor në raport thuhet se është shënuar progres në miratimin e një numri ligjesh të mbetura pezull e që kërkonin shumicën e cilësuar të votave. Në konkluzionet e raportit të Komisionit Europian vlerësohet marrëveshja politike e nëntorit e cila i dha fund ngërçit politik pas zgjedhjeve të 2009. Duke ju referuar zgjedhjes së Presidentit Brukseli thotë se ai u bë vetëm me votat e mazhorancës. "Pavarësisht se në përputhje me Kushtetutën, zgjedhja e presidentit dështoi të përmbushë pritshmërinë për gjithpërfshirje dhe konsolidim të dialogut e bashkëpunimit politik. Kjo i shërbeu ngadalësimit të përpjekjeve për reformat ku kërkohej konsensusi por u tejkalua më pas", thuhet në raport.
21 JANARI, TE HIDHET DRITE ME NJE PROCES TE BESUESHEM
Progres i moderuar është regjistruar edhe në adresimin e reformës në drejtësi që mbetet prioritet kyç. Për këtë vlerësohet se është bërë progres i moderuar. Komisioni thotë se ende pritet të finalizohen, miratohen dhe zbatohen masat legjislative për forcimin e mëtejshëm të pavarësisë, llogaridhënies dhe eficencës së sistemit të drejtësisë. "Organizimi i gjykatave, transparenca vazhdojnë të shkaktojnë shqetësim sa i takon eficencës së drejtësisë ashtu sikurse problemet me alokimin e buxhetit", nënvizon raporti.
Duke ju referuar ngjarjeve të 21 janarit 2011, Brukseli thotë se “kërkohet që të hidhet dritë mbi atë çka ndodhi përmes një procesi të besueshëm gjyqësor”. "Shqipëria duhet të angazhohet më tej në zbatimin e stategjisë së reformave në drejtësi në mënyrë që të sigurohet pavarësia, eficenca dhe llogaridhënia e institucioneve të drejtësisë", vijon raporti.
TE MIRATOHET LIGJI PER SHERBIMIN CIVIL
Duke ju referuar administratës publike raporti thotë se është thelbësore miratimi i amendamenteve të ligjit për shërbimin civil. "Baza ligjore dhe për administratën publike ende karakterizohet nga mungesa që duhen adresuar në përputhje me profesionalizmin, depolitizimin, meritokracinë, transparencën dhe llogaridhënien.
Komisioni konstaton se në përgjithësi është shënuar progres sa i takon punës së qeverisë në drejtim të koordinimit të procesit të integrimit evropian. Brukseli vë theksin tek bashkëpunimi mes Komisionit Parlamentar të Integrimit dhe Ministrisë së Integrimit.
PROGRES I MODERUAR NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT
Komisioni konstaton progres të moderuar sa i takon luftën ndaj korrupsionit që mbetet prioritet thelbësor. Ndonëse vlerësohet masa për kufizimin e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe për gjyqtarët Brukseli thotë se mungesa e ndjekjes aktive dhe mungesa e burimeve të duhura vazhdon të dëmtojë hetimet. Raporti vë re se nuk ka të dhëna adekuate për hetime, ndjekje dhe dënime të të gjitha rasteve ndërsa korrupsioni është prevalent në shumë fusha duke vazhduar të jetë një problem veccanërisht serioz. Komisioni vëren se korrupsioni në drejtësi mbetet një problem veccanërisht serioz në një kohë kur drejtësia duhet të ishte një ndër institucionet kycce për luftën ndaj këtij fenomeni.
LUFTA E KORRUPSIONIT PROGRES I MODERUAR
Komisioni konstaton progres të moderuar sa i takon luftën ndaj korrupsionit që mbetet prioritet thelbësor. Ndonëse vlerësohet masa për kufizimin e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe për gjyqtarët Brukseli thotë se mungesa e ndjekjes aktive dhe mungesa e burimeve të duhura vazhdon të dëmtojë hetimet. Raporti vë re se nuk ka të dhëna adekuate për hetime, ndjekje dhe dënime të të gjitha rasteve ndërsa korrupsioni është prevalent në shumë fusha duke vazhduar të jetë një problem veccanërisht serioz. Komisioni vëren se korrupsioni në drejtësi mbetet një problem veccanërisht serioz në një kohë kur drejtësia duhet të ishte një ndër institucionet kycce për luftën ndaj këtij fenomeni.
TE DREJTAT E NJERIUT PROGRES I KUFIZUAR
Brukseli vë re progres të kufizuar edhe në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së minoriteteve. Në raport thuhet se ende raportohen raste të keqtrajtimit nga policia e cila jo gjithnjë ndjek procedurat për arrestimin dhe mbajtjen në izolim. Komisioni thotë se ende ka raste të diskriminimit ndaj grupeve vulnerabile sicc janë ata LGBT dhe romët. "Zbatimi i politikave për përfshirjen e romëve në jetën sociale ende është i pamjaftueshëm", thuhet në raport. Duke ju referuar të drejtës së pronës, Komisioni thotë se ende nuk është realizuar regjistrimi i parë ndërsa kompensimi i ish pronarëve po ecën me ritëm të ngadaltë.
MEDIA NEN PRESIONIN EKONOMIK
Duke ju referuar lirisë së të shprehurit raporti thotë se presioni ekonomik në tregun e medias është rritur ccka ka ndikuar drejtpërdrejtë në kushtet e punës së gazetarëve. "Një numër i madh gazetarësh punojnë pa kontratat e punës ccka ndikon drejtpërdrejtë tek auto-ccensura. Pavarësia editoriale e mediave vazhdon të dëmtohet nga interesat private ekonomike dhe politike. Ka shqetësim për faktin se reklamat publike dërgohen në kanalet televizive që mbështesin qeverinë", thotë raporti.
FYLE PARA PARLAMENTIT EUROPIAN