KE hetim, Shqipëria analizë! Ende mister përse u stakuan dritat në 4 shtete

Pavarësisht asaj që u tha paraprakisht se rënia e plotë e sistemit të transmetimit të energjisë në Shqipëri dhe 3 vende të tjera të Rajonit, ndodhi për shkak të mbingarkesës në rrjet nga temperaturat e larta, Drejtori i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, tha se ende nuk dihet se çfarë realisht ndodhi, dhe përgjigjja mund të merret vetëm pas hetimeve të plota.

“Defektet në linjat 400 kilovolt nuk para ndodhin dhe duan një analizë serioze. Ka qenë një defekt që ka ndodhur përpara me Malin e Zi dhe më pas me Greqinë. Aktualisht institucionet janë duke analizuar fenomenin sepse ende nuk dihet se pse ndodhi”, u shpreh Petrit Ahmeti, kreu i ERE.

Avaria erdhi nga linja e interkonjeksionit  me Greqinë që pasoi efekt zinxhir në të gjithë vendin tonë.

“Ju garantoj se nuk mund të jetë një problem i brendshëm që ndikon linjat e vendit. Presim raportin e ekspertëve të BE për këtë defekt. Analiza do të na vë në dispozicion edhe arsyen se përse ndodhi kjo fikje e energjisë. Është çështje sensitive, prandaj duhet të presim e analizës”, u shpreh Petrit Ahmeti, kreu i ERE.

Deklaratat drejtori Petrit Ahmeti i bëri gjatë raportimit në komisionin e veprimtarive prodhuese në Kuvend për veprimtarinë e ERE gjatë vitit 2023, ku nuk u shmangën dhe debatet politike për shkëputjen totale të energjisë në Shqipëri për 30 minuta, të premten.

“A ka nevojë për hetim jo vetëm analizë?”, pyeti deputeti i PD, Luan baçi.

“Edhe organet kompetente po të merren me këtë situatë do të kenë nevojë për këtë analizë që po bëhet. Nuk më takon mua ta them”, u përgjigj Ahmeti.

Sistemi energjetik shqiptar u vu në punë më shpejt se 3 shtetet e tjera të prekura, Mali i Zi, dhe pjesërisht Kroacia dhe Bosnje dhe Hercegovina. Në Tiranë, rryma elektrike u rikthye në vetëm 17 minuta – u tha zyrtarisht nga Ministria e Infrastrukturës ndërsa në gjithë vendin, brenda 30 minutave

G.M./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në bregdetin shqiptar, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Në punë nuk shkojnë gjërat si i planifikon...por duhet shumë durim, çfarë thonë yjet për ju sot

Në punë nuk shkojnë gjërat si i planifikon...por duhet shumë durim, çfarë thonë yjet për ju sot