/ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian kërkon që plani i tretë i ndihmës për Greqinë të përmbushet deri më 20 gusht pas përgatitjes së dokumenteve të nevojshme për një kredi urë për vendin në rast kërkese nga ana e ministrave të Financave të eurozonës, bëhet e ditur nga një zëdhënëse.
"Komisioni është i përgatitur për dy skenare", u shpreh Annika Breidthardt gjatë një konference shtypi një ditë para takimit vendimtar të Eurogrupit të ministrave të Financës së eurozonës.
"Kemi paraqitur dokumente për Mekanizmin e Stabilitetit Evropian (ESM), i cili do të ofrojë ndihmë financiare për vendet në zonën e euros për këstin e parë të ndihmës në qoftë se do të ketë dakortësi, por edhe për përdorim potencial të MESF-së, një agjenci tjetër kreditimi e cila në vetvete do të jetë përgjegjëse për dhënien e një kredie urë për Greqinë në rast nevoje", u shpreh ajo.
Një marrëveshje teknike për planin e tretë të ndihmës prej 85 miliardë euro pritet në fillim të javës ndërsa Athina duhet të rimbursojë më 20 gusht 3,4 miliardë euro Bankës Qendrore Evropiane.