KE më 2011: Nuk keni
realizuar asnjë kusht
Opinioni i Komisionit Evropian që solli dhe refuzimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë në BE për herë të dytë në tetor të vitit 2011, tregoi qartë se Shqipëria s'kishte realizuar asnjë prej 12 prioriteteve të përcaktuara nga KE
Opinioni i Komisionit Evropian që solli dhe refuzimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë në BE për herë të dytë në tetor të vitit 2011, tregoi qartë se Shqipëria s'kishte realizuar asnjë prej 12 prioriteteve të përcaktuara nga KE. "Për Shqipërinë opinioni konkludon, dhe më lejoni ta citoj: Negociatat për anëtarësim duhet të hapen sapo vendi të arrijë një shkallë të duhur të përmbushjes së kritereve të nevojshme për t'u bërë anëtare, në veçanti kriterin politik të Kopenhagenit, çfarë kërkon qëndrueshmerinë e institucioneve, duke garantuar posaçërisht demokracine dhe zbatimin e ligjit. Nxisim Shqipërinë, e këtu sërish citoj: Të bëjë më shumë përpjekje për progres, e këtu përfundon citimi", deklaroi komisoneri per zgjerimin, Stefan Fyle asokohe para mediave, teksa ka shuar për herë të dytë shpresat e Shqipërisë për të hapur negociatat. "Do të kisha dashur të shikoja më shumë progres. Vitin e kaluar identifikuam 12 prioritete. Progresi është penguar nga ngërçi politik e bojkoti parlamentar, pavarësisht përpjekjeve tona për të mbështetur progresin. Kohët e fundit kemi pasur sinjale pozitive, se palët politike do të rrisin bashkëpunimin. Është urgjente të nisin dialogun e të mbajnë një nivel bashkëpunimi që do të lejonte progresin në BE", tha Fyle. Sipas tij, ka shumë arsye që Shqipëria nuk eci përpara që nga koha kur Komisioni Europian publikoi 12 rekomandimet për vendin tonë. "Ai është ngërçi politik. Ajo që nevojitet, është që qeveria të sigurojë kushte që procesi të jetë gjithëpërfshirës, që opozita të luajë një rol konstruktiv", nënvizoi Fyle, duke shprehur gatishmërinë e KE-së për të ndihmuar partitë politike që të tejkalojnë interesat personalë për të arritur progres, për realizimin e reformës elektorale, si dhe në zbatimin e 12 rekomandimeve të KE-së. Në një material prej 72 faqesh analizohet në mënyrë të detajuar situata politike dhe ekonomike në Shqipëri. Që në fillim të raportit thuhet se "Skena politike vendëse e Shqipërisë është dominuar nga një gjendje pezull politike e vazhdueshme dhe bojkoti i njëanshëm në Parlament nga opozita. Incidentet e dhunshme të 21 janarit 2011, të cilat çuan në vdekjen e 4 demonstruesve, e amplifikuan klimën e mosbesimit jo vetëm mes forcave politike, por edhe institucioneve shtetërore. Zgjedhjet lokale të 8 majit, si rezultat i numërimit të kundërshtueshëm të votave të hedhura gabim dhe rezultatit të kontestuar në Tiranë, e theksoi edhe më tej polarizimin mes shumicës qeverisëse dhe opozitës". Sa i takon punës së Kuvendit, raporti vlerëson se është bërë progres modest. "Puna e Parlamentit vazhdoi të dëmtohet rëndë nga ngërçi politik mes shumicës dhe opozitës, mungesës së dialogut konstruktiv politik dhe rritjes së retorikave konfrontuese të nxitura nga ngjarjet e 21 janarit dhe rezultati i kundërshtueshëm i zgjedhjeve në Tiranë", vlerëson opinioni. Gjatë kësaj periudhe janë miratuar në Parlament rreth 100 ligje, por asnjëri prej tyre nuk është me 3/5 e votave. Brukseli kritikon qeverinë shqiptare edhe për sa i përket çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave. "Nuk është bërë asnjë progres në lidhje me pavarësinë e Gjyqësorit. Ka pasur shqetësime për shkak të ndërhyrjes dhe pengesës në hetimin e pavarur të Prokurorisë për akuza të mundshme kriminale në lidhje me ngjarjet e 21 janarit, nga të cilat humbën jetën katër demonstrues. Procesi i përcaktimit të anëtarëve në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese mbetet një çështje shqetësuese, sa i përket kohëzgjatjes dhe procesit, e mbi të gjitha në termat e rrezikut të politizimit. Neutraliteti e pavarësia e këtyre institucioneve ende nuk garantohen plotësisht", thuhet në opinion. Drejtori i Zgjerimit Sannino në fund të dhjetorit të vitit të kaluar i dërgon një letër ministres së Integrimit Bregu dhe kreut të komisionit të integrimit, deputetit të PS Bushati ku ka bërë edhe dy propozime konkrete për rishikimin e Planit të Veprimit, varianti i parë i të cilit u paraqit më 10 qershor. Sanino thekson se pala shqiptare mund t'i raportojë Komisionit në një hark kohor çdo tre muaj për të parë se cili do të jetë progresi real në këtë drejtim, duke garantuar dhe mbështetje. Ndërkohë që në paketën e realizimeve që paraqiti Ministrja e Integrimit Bregu dy ditë më parë në Bruksel, shprehet se hapi i fundit që ka mbetur në ralizimin e 12 prioriteteve të KE është ligji për kufizimin e imunitetit. Ndërkohë ka qënë drejtori i Zgjerimit në BE, Sannino ai që ka deklaruar se që prej nëntorit kur shihen 12 prioritetet dhe se çfarë është zbatuar ndër ato 12 prioritete kyçe, balanca është ekstremisht e mirë, ekstremisht pozitive.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptajra.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7800
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56