KE: OK statusit, Fyle: BE mbajti
premtimin, vijoni reformat

KE: OK statusit, Fyle: BE mbajti<br />premtimin, vijoni reformat
LUKSEMBURG - Tashmë është zyrtare. Shqipëria fitoi statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. ​Pas vendimit të KE për ;ti hapur dritën jeshile anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ka dhënë vlerësime edhe Komisioneri për Zgjerimin e BE, Stefan Fyle. Gjatë konferencës për shtyp në Luksemburg me rastin e dorëzimit të presidencës greke, komisioneri Fyle tha se "Dhënia e statusit për Shqipërinë është dëshmi se e mban premtimin nëse vendi plotëson kriteret".

...

Bashkimi Europian vendos t'i hapë dritën jeshile Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen europiane, duke vendosur sot pro statusit të vendit kandidat. 28 ministrat e Jashtem te vendeve anetare te Bashkimit Europian kane vendosur unanimisht pro statusit per Shqiperine, duke vleresuar reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare.  

Vende, si Gjermania, Anglia, Franca, Holanda,  të cilat në dhjetor ishin kundër statusit, ndyrshuan qëndrim duke vlerësuar pozitivisht ecurine qe pati vendi pas nje sere reformash te rendesishme, dhe duke dhene voten pro statusit. Pas ketij vendimi, perpjekjet e Tiranes zyrtare perqendrohen ne çeljen e negociatave per anetaresim ne BE.

Së bashku me miratimin e statusit, Këshilli Europian  miratoi edhe konkluzionet për Shqipërinë, ku përfshihen edhe kriteret për hapin tjetër drejt BE-së, hapjen e negociatave. Theksi është vënë në reformimin e administratës publike dhe gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, politikave anti-diskriminuese të pakicave dhe zbatimin e të drejtave të njeriut. Këshilli kërkon po ashtu ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore si dhe përafrimin e politikave të jashtme të tij me ato të vendeve të BE-së. Dialogu i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm midis qeverisë dhe opozitës për reformat europiane do të mbetet një faktor i rëndësishëm për Shqipërinë për të çuar përpara në rrugën e saj drejt integrimit.

Kjo është hera e tretë që Këshilli Europian shqyrton kandidaturën e Shqipërisë. Pas refuzimit dy vjet më parë, shtyrjes së tij në dhjetor, në këtë përpjekje të tretë Shqipëria arriti të marrë statusin e vendit kandidat. Vendimi pritet të ratifikohet edhe nga kreret e qeverive të 28 vendeve anëtare.

Fyle: BE mbajti premtimin, vijoni reformat
Dhënia e statusit për Shqipërinë është dëshmi se e mban premtimin nëse vendi plotëson kriteret. Këtë e ka shprehur Komisioni për Zgjerimin në BE Stefan Fyle, gjatë konferencës për shtyp në Luksemburg me rastin e dorëzimit të presidencës greke.
 
Duke shprehur rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve dhe përmbushjes së reformave, komisioneri Fyle u shpreh se ka besim se Shqipëria do të vijojë me vullnetin politik për të konsoliduar reformat, dhe për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar.
 
“"Sot është një ditë e mirë për zgjerimin dhe një ditë e madhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria është një hap më pranë Bashkimit Evropian, një tjetër gur kilometrik i rëndësishëm në rrugën drejt BE-së u arrit. E mirëpres vendimin e Këshillit të Cështjeve të Përgjithshme për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat.  Pres me padurim që ky vendim të miratohet nga krerët e shteteve dhe qeveritë në Këshillin Evropian në fund të kësaj jave. Dhënia e statusit të vendit kandidat është një rrjedhojë logjike e përpjekjeve të Shqiperisë për reforma. Raporti ynë nga fillimi i këtij muaji dhe vendimi i sotëm i ministrave është pranimi nga ana e BE-së i përpjekjeve të bëra dhe progresit të arritur në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit.

Në të njëjtën kohë duhet parë si një nxitje për të vazhduar me reformat ekzistuese dhe ndërmarrjen e reformave të reja, të nevojshme për ta përgatitur Shqipërinë për nisjen më pas të negociatave të anëtarësimit", tha Fyle duke nënvizuar se një sërë sfidash gjenden përpara nga të cilat do të varet edhe hapja e negociatave.

Në fjalën e tij, komisioneri Fyle ka vlerësuar edhe aksionin e ndërmarrë nga policia në Lazarat, duke u shprehur se Shqipëria duhet të vijojë me konsolidimin e reformave.

"Më lejoni të kujtoj se gjatë muajve të fundit Shqipëria ka treguar veprime konkrete dhe ka vazhduar vullnetin politik për të ndjekur procesin e reformave të lidhura me BE-në. Qeveria shqiptare ka vazhduar të zbatojë dhe konsolidojë masat e reformës në reformën gjyqësore, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shembulli më i fundit është operacioni i madh policor në Lazarat javën e kaluar për shkatërrimin e kultivimeve të kanabisit në zonë.

Që Shqipëria të përparojë më tej në udhën e saj të integrimit në BE, ka ende përpara sfida të mëdha. Shqipëria do të duhet të vazhdojë dhe të konsolidojë përqasjen e saj sistematike ndaj reformave, të trajtojë të metat ekzistuese dhe të përballet me sfidat e mbetura në lidhje me BE-në. Për ta përmbyllur, dhënia e statusit të vendit kandidat Shqipërisë eshtë një dëshmi e qartë se procesi i zgjerimit është i besueshëm dhe dinamik, dhe se BE-ja u përmbahet premtimeve dhe angazhimeve të saj, kur partnerët japin rezultate në detyrat e shtëpisë lidhur me reformat", tha komisionieri Fyle.

Fyle: Nëse plotësohen kriteret hapen negociatat
I pyetur lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë, komisioneri Fyle tha se është me rëndësi të përmbushen detyrat dhe prioritetet kyçe.
 
“Nuk është e nevojshme të themi shumë fjalë për të konstatuar atë që është e dukshme. Ajo çka ne po themi në mënyrë të vazhdueshme është se opinioni që ne kemi për dhënien e statusit kandidat, përfshirë dhe Shqipërinë, detyrat janë mjaft të mëdha. Nëse e mbani mend vitin e kaluar ne identifikuam 12 prioritete kyçe për 2013 dhe kemi besuar që Shqipëria do zgjidhte një pjesë të madhe prej tyre në mënyrë që të rekomandonim kështu dhe dhënien e statusit kandidat. Besoj se është shumë e qartë se dhënia e statusit kandidat nuk do të thotë hapje e negociatave por është një vlerësim për reformat që janë bërë edhe nga qeveria e kaluar edhe nga ajo aktuale. Gjithashtu të japë shtysë për iniciativa të tjera dhe reforma të tjera, për dialog në 5 prioritetet kyçe, ne kemi përcaktuar qartë atë se çfarë duhet bërë. U jam mirënjohës shteteve që e nënvizuan akoma më fort sot. Tashmë do ketë për t’u bërë një punë mjaft e madhe me autoritetet vendase në mënyrë që të përmirësohen këto probleme, nuk do ketë asnjë dallim për pasardhësin tim, nëse plotësohen kriteret nga vendi atëherë do të kryhet dhe hapja e negociatave”, u shpreh Fyle.

Reagimet e politikës shqiptare për statusin 

Zv.ministri i Jashtëm grek: Hapja e negociatave varet nga plotësimi i kritereve
Hapja e negociatave për Shqipërinë do të varet nga plotësimi i kritereve. Këtë e ka shprehur Zv ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Kourkoulas gjatë konferencës në Luksemburg, ndërsa vlerësoi se presidenca greke ka bërë punë të mirë.
 
“Koha midis dhënies së statusit kandidat dhe hapjes së negociatave varet kryesisht nga aftësia e vendit kandidat për të përmbushur kushtet të cilat janë të përmendura qartë këtu dhe jam i sigurt që në nivelin e Këshillit Europian kur të adoptohet një plan strategji për 5 vitet e ardhshme jam i sigurt se Komisioni i zgjerimit do jetë një nga prioritetet kyçe edhe të Presidencës italiane edhe të komisionerit të ardhshëm, pra zgjerimi do jetë prioritet ashtu siç ka qenë gjatë viteve të fundit” tha ai.
 
Ndërkaq, zv.ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Kourkoulas vlerëson se gjatë presidencës greke qeveria ka bërë një punë shumë të mirë për procesin e zgjerimit të BE-së

Komisioneri Europian per Zgjerimin, Stefan Fyle foli shqip në "Twitter", kur njoftoi këtë vendim pozitiv për Shqipërinë.

fule status twitter

Ora 11:45 I menjëhershëm ka qënë reagimi i kryeministrit Edi Rama, pas konfirmimit nga Komisioneri për Zgjerim në BE Stefan Fyle se Shqipëria mori statusin e vendit kandidat. “Sa fola me Stefan Fulen e jam krenar që ia dolëm të gjithë bashkë e sigurisht PS-LSI. Faleminderit e mirënjohje për gjithe ju” shkruan kryeministri rama në rrjetin social Twitter


statusi i be rama twitter
PDF/ Konkluzionet e mbledhjes se Keshillit Evropian per Shqiperine


Zbardhen konluzionet e Këshillit Evropian të ministrave të jashtëm të BE-së për dhënien e statusit të kandidat për Shqipërinë. Në 5 pikat kryesore të konkluzioneve të ministrave të jashtëm vlerëson si shumë të rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë punën dhe reformat veçanërisht në gjyqësor dhe në administratën publike, si dhe lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
 
Po ashtu Këshilli Evropian rekomandon Shqipërinë të reduktojë në kohë kërkesat dhe presionet migratore në BE, duke respektuar edhe marrëveshjet dhe të udhërrëfyesit të vizave. Gjithashtu Këshilli kërkon që KE të vijojë të ndjekë politikën e saj monitoruese dhe këshilluesse ndaj qeverisë lidhur me rekomandimet e BE-së në procesin e gjatë që vendi ynë ka për integrimin evropian.
 
Në këtë kuadër vlerësohet si shumë e rëndësishme dialogun mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin e reformave të kërkuara nga unioni evropian.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç