Roza Lati njohet si një nga personat më pa komplekse të showbizit shqiptar. Mbrëmjen e kaluar në emisionin e saj “Why not”, ajo po komentonte disa nga fotot e shumë VIP-ave shqiptarë që u bënë pjesë e sfidës 10 vjeçare.
Në momentin që doli fotoja e kolegut të saj Arjon Muça, Roza zbuloi se e ka pasur shumë fiksim. “Kur e nxorri Arjon Muça këtë foton në Instagram, unë kam qenë shtrirë në krevat dhe i shkruajta në inbox: ‘Nuk di si ta them, po në 2009-ën ke qenë fiksimi im.’ Më shkruajti: ‘Po mbrapa ça ndodhi?’ Unë i ktheva përgjigjen: ‘Thjesht u hutova!”- tregoi duke qeshur Lati.
Arjon Muça aktualisht është moderator. Ai u bë i njohur për publikun shqiptar në momentin që hyri në shtëpinë e “Big Brother".