Kë simpatizojnë zgjedhësit që kanë gjasa të votojnë më 14 maj?

Kë simpatizojnë zgjedhësit që kanë gjasa të votojnë më 14 maj?

Foto ilustruese

Në një pyetësor që ua shpërndava dje elektronikisht 10 mijë banorve të rritur të Shqipërisë (në mënyrë krejtësisht rastësore), ishin dy pyetje kyçe: 1. A do të votoni për ndonjë nga kandidatët për kryebashkiakë, dhe 2. Ndër katër politikanët kryesorë kombëtarë, për kë keni opinionin MË POZITIV?

Nga ekstrapolimi i përgjigjeve të të anketuarve (ku përfshiheshin mosha, gjinia, zona e banimit – urbane apo rurale – bashkia ku banojnë – Tiranë apo bashki tjetër – votimi më 25 prill 2021, etj.), më rezultoi se rreth 1.84 milionë banorë të rritur janë të prirur të votojnë (një pjesë e tyre ndoshta nuk do të votojnë më 14 maj). Rreth 854 mijë ndër votuesit e mundshëm (46.5%) simpatizojnë Ramën ndër katër politikanët kryesorë. Ndërsa rreth 294 mijë (16%) nuk simpatizojnë asnjërin prej tyre (shihni tabelën më poshtë). Ky rezultat i fundit na tregon se pothuaj 1/6 e mirë e votuesve të mundshëm shqiptarë nuk simpatizojnë asnjë prej katër politikanëve kryesorë, por sidoqoftë, ndoshta mund të votojnë për kandidatët që preferojnë lokalisht.

Meqë pothuaj 1600 banorë të rritur të Bashkisë Tiranë e plotësuan pyetësorin e sipërpërmendur, isha në gjendje të bëja ekstrapolime statitistikore të përafërta edhe vetëm për territorin e kësaj bashkie. Nga ekstrapolimi më rezultoi se rreth 462 mijë banorë të rritur tiranas janë të prirur të votojnë (një pjesë e tyre ndoshta nuk do të votojnë më 14 maj). Rreth 198 mijë ndër votuesit e mundshëm (42.9%) simpatizojnë Ramën ndër katër politikanët kryesorë. Ndërsa rreth 86 mijë (18.6%) nuk simpatizojnë asnjërin prej tyre (shihni tabelën më poshtë). Ky rezultat i fundit na tregon se pothuaj 1/5 e votuesve të mundshëm tiranas nuk simpatizojnë asnjë prej katër politikanëve kryesorë, por sidoqoftë, ndoshta mund të votojnë për kandidatët që preferojnë lokalisht.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MIRDASH AGOLLI: 08/01/2023 12:33

    KY ZALOSHNJA KËSHTU I JEP SONDAZHET.ILIR METËN E NXJERR 1,9%NDRSA ALIBASHEN 6,4%.PO KU I MERR KËTO VOTA AI.?!AI NUK VETE DOT NË ASNJË RRETH TË VENDIT.EDHE KUR SHKON MERR ME VETE 20-30 VETA QË JA JEP BALLSHI APO EDI RAMA QË VENË NË KAFENE DHE MARRIN NGA 1-2 DOPIO RAKI TË PAGUARA NGA PS .EDUART ZALOSHNJA ËSHTË MARË PENG NGA PSOCIALISTE NGA QË KA QËNË AGJENT I ISH SIGURIMIT TË SHTETIT,KJO SIPAS FRROK ÇUPIT QË E FYEVI DIREKT EDHE PËR MOTRËN E TIJ,MERITËN!!!

    Përgjigju
  • Siri: 08/01/2023 06:51

    Si gjithmone kampioni qe zgjedh partia targeton zgjedhesin "ne" Shqiperi. Jo ate "Shqiptar" qe mund te ndodhet "ne" ose jashte Shqiperise. Ndaj edhe mafia neokomuniste investon fort ne administrate qendrore dhe lokale partiake, sektor privat partiak, me synimin per asgjesimin e plote te demokracise dhe krijimin e "klases" mafioze envero-ramizo-ramovike!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot

'Gjithmonë gati, të përpiktë dhe besnikë', media spanjolle i bën 'skaner' mafias shqiptare: Ata nuk flasin kot