Komisioni Evropian publikoi sot raportin për progresin që kanë bërë shtetet e Ballkanit gjatë vitit 2012. Raportin e KE-së e ka bërë publik komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle. Për Maqedoninë raporti është pozitiv. KE rekomandon fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian thekson se vendi vazhdon të përmbushë kriteret politike dhe zotimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit. Serbisë nuk i jepet një datë por kushtëzohet me negociatat me Kosovën.
SERBIA NUK MERR DATE PER FILLIMIN E NEGOCIATAVE
Sa i përket Serbisë, Komisioni Evropian nuk ka rekomanduar dhënien e datës së negociatave për bisedime ndërmjet këtij shteti dhe Bashkimit Evropian, duke e kushtëzuar me përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Në raport thuhet se Serbia ka shënuar përparim në rrugën drejt BE-së, ndërsa vihen në pah dobësitë në fushën e sundimit të ligjit. Raporti po ashtu bën thirrje për angazhim konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
KE: ME MAQEDONINE TE NISIN NEGOCIATAT
Lidhur me fatin e Maqedonisë, raporti i Komisionit Evropian rekomandon fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Komisioni propozion fillimin e negocitave para se të gjendet një zgjidhje për cështjen e emrit me Greqinë. Raporti bën thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë cështje “në një kohë të mëvonshme të negociatave . Raporti thekson, mes tjerash, nevojën e forcimit të dialogut politik në vend. Maqedonia e ka marrë statusin vend kandidat për anëtarësim qysh në dhjetor të vitit 2005, por që prej atëherë nuk janë shënuar hapa të mëdhenj drejt integrimit.
Raporti vë në dukje shqetësimin nga tensionet midis komuniteteve etnike që pasuan incidentet e dhunshme në pjesën e parë të vitit në vijim. Komisioni Evropian inkurajon autoritetet e Shkupit që të forcojnë marrëdhëniet dhe pajtimin ndëretnik, përfshirë statusin e viktimave nga konflikti i vitit 2001. Në raport vërehet poashtu një përmirësim për sa i përket përdorimit të gjerë të ligjit të gjuhëve.
Raporti për herë të parë pas dy vjetësh përdor termin ‘maqedonas’ dhe ‘maqedonase’ për gjuhën dhe popullin e këtij vendi, që është mirëpritur nga faktorët politikë dhe shoqëror maqedonas. Në lidhje me administratën publike, raporti nënvizon një përmirësim të vogël, ndërsa në lidhje me përfaqësimin e drejtë Komisioni vë në dukje nevojën për përmirësimin e bashkërenditjes së procesit të rekrutimit nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
BOSNJA TE VAZHDOJE REFORMAT
Sa i përket Bosnjes për Komisionin verën se progresi është i pakët dhe apeloi për kryerjen sa më parë të reformave të nevojshme të përcaktuara nga prioritetet.
(sg/sf/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com