KED mblidhet për herë të parë pas shkarkimit të Dvoranit, nën drejtimin e Vitore Tushës

KED mblidhet për herë të parë pas shkarkimit të Dvoranit, nën drejtimin e Vitore Tushës

Foto ilustruese

Shkarkimi i Ardian Dvoranit nga KLGJ si anëtar i Gjykatë së Lartë dhe rrjedhimisht edhe si kreu i KED, ka bërë që kjo e fundit të thërrasë mbledhjen e parë që do të drejtohet nga Vitore Tusha e cila duke qenë se mbante postin e nënkryetares vendoset automatikisht kryetare në detyrë e KED deri më 31 dhjetor 2020 kur mbaron mandati i kryetari të KED. Kreu i KED ka një mandat një vjeçar dhe më 1 janar 2021 hidhet shorti për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Tusha ka lajmëruar mbajtjen e mbledhjes së radhës të KED më 30 qershor 2020 në orën 15:00 ku do të shqyrtohet rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias  lidhur me "Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” për sa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe do të diskutohen çështje të tjera që lidhen me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara.

Mbledhja e KED do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës së Lartë, ndërsa anëtarëve iu bëhet thirrje të respektohen masat dhe protokollet e sigurisë anticovid.

Më 11 qershor 2020 Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, rrjedhimit ikën edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, seancë që në fakt u shoqëruar me debate të shumta. Pas shkarkimit Dvorani i dërgoi një letër Vitore Tushës, së cilës i kërkon që të vazhdojë punën për kandidatët për Gjykatën e Kushtetuese. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 25/06/2020 22:40

    Vitire bajga me e korruptuata ne drejtesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore