Pas 6 orësh mbledhje, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e 3 gjyqtarëve për 2 vakancat në Gjykatën Kushtetuese.
Bëhet fjalë për Aldona Sylajn, Ardita Bunën dhe Shaqir Hasanajn të cilët ishin kandidatët për vakancën e shpallur nga Presidenti. Ardita Buna ishte njëkohësisht kandidate për vakancën shpallur nga Kuvendi.
KED ka lënë në fuqi kandidimin e 3 gjyqtarëve Sonila Bejtjan, Altin Binajn dhe Aleksandër Tomës që ishin miratuar më herët.
Vetëm një ditë më parë, ambasadorja Yuri Kim gjatë një takimi me drejtuesen e KED, Vitore Tushës i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese deri më 31 dhjetor.
Presidenti dhe Parlamenti tashmë duhet të përzgjedhin nga një emër nga lista me 3 kandidatë të propozuar nga KED për të plotësuar dy vakancat për Gjykatën Kushtetuese.
Por përcaktimi kushtetues që kushtëzon jo më pak se 3 emra për çdo vakancë pritet të rindezë debatin për plotësimin e kushtetueses me dy anëtarë brenda vitit 2020.
Komente


Duke mos qene kurre gjygjtare ose prokurore ,eshte mundur qe zonja Bejtha te pranohet si kandidature per KED apo akoma vazhdojne ne drejtimin e drejtesuse nga politika ?
PërgjigjuSonila Bejtjen si notere e lejon ligji apo kjo futet si militante e thekur e LSI.Sikur e 100 te jete ne liste kjo do fitoj se me shume kjo do ILIRIN se sa ANDIN
PërgjigjuA.Binaj eshte personalitet, profesionist i shkelqyer , i ndershem dhe komunikues qe i ben nder çdo institucioni ku punon e drejton.