KED,PD:Vetëm fillimi i problemeve
PS: Nishani jo takime boshe

KED,PD:Vetëm fillimi i problemeve<br />PS: Nishani jo takime boshe
Kushtetuta hyn sot në fuqi dhe institucioni i parë që duhet të ngrihej në emër të “Epokës së Re të Drejtësisë” është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Por sikundërse diskutohet prej ditës, një përplasje afatesh në Kushtetutë dhe mungesa e ligjeve mbështetëse për zbatimin e saj, e bëjnë të pamundur ngritjen e KED-së. Kjo situatë interpretohet në mënyra të ndryshme nga partitë politike pjesë e procesit. 3 partitë kryesore parlamentare kanë folë për Report TV përmes përfaqësuesve të tyre. Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike shprehet se votimi i nxituar dhe i palexuar i draftit kushtetues ka sjellë këtë problem, që sipas PD nuk do të jetë i vetmi. Opozita kujton se kishte kërkuar me çdo kusht eliminimin e këtij institucioni nga arkitektura e drejtësisë, por mazhoranca nuk kishte pranuar.

Mazhoranca ndan mendim ndryshe. Ulsi Manja i Partisë Socialiste thotë se Kushtetuta nuk duhet të zbatohet në mënyrë të fragmentarizuar, por në tërësi të saj, ndaj Nishani duhet të presë miratimin e ligjit para hedhjes së shortit. Manja i bën thirrje kreut të shtetit të mos humbasë kohë me takime, por të investohet në nxitjen e punës parlamentare. Brenda LSI-së ka dy qëndrime të ndryshme nga dy deputetë të saj. Luan Rama nuk sheh ndonjë problem në zbatueshmërinë e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa Spartak Braho thotë se një problem i tillë është real dhe prezent.

Oerd Bylykbashi
"Përtej konsensusit politik, e kemi thënë që në fillim të procesit që drafti i njëanshëm kushtetues kishte probleme të rënda në lidhje me sistemin e institucioneve. Shembull për këtë ishte KED i cili ishte guri i themelit të arkitekturës së kapjes politike. Ne arritëm ta zhbëjmë këtë aspekt, por me insistimin e PS, KED mbeti në Kushtetutë si një apendicit që më shumë krijon probleme në zbatimin e Kushtetutës. Dhe ja, ekspertët e qeverisë kanë hartuar draftin në mënyrë të tillë që nuk mund të zbatohet edhe pse Presidenti po mbledh ekspertë e parti politike që të gjejë një rrugëdalje nga qorrsokaku kushtetues. Kjo është reforma kushtetuese kur Kryeministri dhe deputetët e tij deklarojnë se e votojnë pa e lexuar. Dhe ky është vetëm fillimi i problemeve", u shpreh Bylykbashi.

Ulsi Manja
"Kushtetuta duhet respektuar në frymë dhe në germë dhe jo me fragmentime. Në jurisprudencën kushtetuese thuhet që kur ka vakum ligjor zbatohen drejtpërsëdrejti për aq sa është e mundur normat kushtetuese. Në rastin konkret është e vërtetë që Kushtetuta ka përcaktuar afat për ngritjen e KED, por edhe të disa institucioneve të drejtësisë në vend, por nga ana tjetër, po vetë Kushtetuta është shprehur qartë që vetingu përbën bazën ose themelin e kompozimit të të gjithë institucioneve të drejtësisë në Shqipëri. Kur ndeshen dy norma kushtetuese njëra me tjetrën, përparësi në zbatim merr norma kushtetuese përmbajtjesore. Në këtë rast është detyrë e ligjvënësit të kujdeset për nxjerrjen e akteve ligjore që e jetësojnë Kushtetutën ndërsa zbatimi i një norme kushtetuese duke shkelur një normë tjetër kushtetuese nuk është rruga e duhur. Ne e kemi thënë që në fillim që Kushtetuta që miratuam për tu jetësuar ka nevojë për miratimin e një pakete ligjore me 7 ligje. Nuk mund të fajësohet teksti kushtetues se pse parlamenti dhe politika nuk e kanë përfunduar detyrën deri në fund në rastin e reformës në drejtësi.

Presidenti sa harxhon kohe me konsultime, është mirë ta harxhojë kohën me faktorin politik parlamentar për ta nxitur parlamentin të miratojë paketën ligjore që kërkohet me qëllim zbatimin sa më parë të Kushtetutës. Kohë për të bërë gjënë e duhur kur ka vullnet politik ka në çdo kohë e në çdo moment. Dhe kjo është detyrë e përbashkët e opozitës dhe shumicës. Dhe ne si shumicë jemi gati dhe gatishmërinë tonë për Reformën në Drejtësi e kemi shprehur në mënyrë konsistente gjatë gjithë kohës",-thotë socialisti, Ulsi Manja.

Braho e Rama
"Është e vërtetë që janë të pazbatueshme këto dispozita Kushtetuese, sa kohë nuk janë miratuar ligjet e posaçme",-thotë deputeti Spartak Braho. “Nuk ndaj të njëjtin mendim, sipas të cilit ndryshimet kushtetuese hyjnë në fuqi, por janë të pazbatueshme. Hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese shënon edhe fillimin real të jetësimit të reformës në drejtësi, që do të vijojë me miratimin e ligjeve dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë”,-tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama.

kpd nishani

kpd nishani

kpd nishani
 

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois