IKMT aksion në Roskovec, Kejdi Mehmetaj: Për 7 Mars po i shembin shkollën 500 fëmijëve (VIDEO)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se  ka nisur një aksion në Bashkinë e Roskovecit për prishjen e  pesë objekteve. Sipas IKMT ky aksion është në ndihmë të Bashkisë dhe bëhet në kuadër të rikualifikimit urban të qendrës së qytetit.

VIDEO/Aksioni i IKMT në Roskovec

Nga ana tjetër ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka deklaruar se ky aksion i IKMT-së prek edhe një shkollë në këtë qytet duke e quajtur ndërmarrjen e tij një akt të paligjshëm. Ajo ka ngritur akuza ndaj funksionarëve të Bashkisë së Roksovecit se po shembin një shkollë që ka 17 vjet që është hapur dhe shkollon 500 fëmijë. Sipas saj kjo vjen si një hakmarrje e Kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi për shkak se nuk arriti të marrë mbështetje politike nga banorët e kësaj zone.

"Edhe pse sot është 7-marsi, dita e mësuesve, dita kur ata duhet të gëzojnë Brenda shkollave të tyre, ai bashkë me urdhrin e një prej Kryebashkiakëve të tij, konkretisht atë të Roskovecit, shtantazhon dhe dërgon fadromat e IKMT, për të prishur në mënyrë të paligjshme shkollën “Goja e Artë” në Rosokovec. Një shkollë e cila ka 17 vjet dhe e cila shkollon sot që flasim  mbi 500 nxënës, që nga parashkollori dhe deri në vitin e 4 të gjimnazit. Sot që fëmijët e mësuesit duhet të ishin duke festuar, gëzuar e uruar njëri-tjetrin, ata në fakt detyrohen nga kjo qeverisje kriminale që të mbrojnë fizikisht shkollën e tyre, rrethimin e shkollës së tyre. Mbas gjithë tentativave që Kryetarja e Bashkisë Majlinda Bufi, bëri për të marrë mbështetje politike të drejtuesve të shkollës Goja e Artë dhe nuk ia doli, për shkak të keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit që ajo bën në Roskovec, ka arritur tanimë në ditën që i kërcënon dhe i shantazhon drejtuesit e shkollës me prishjen e saj.

Edhe njëherë sot i bëj thirrje zonjës Bufi të mos vazhdojë të ndjekë rrugën e Edi Ramës. Edi Rama tashmë e ka marrë rrugën e tij, e ka marrë fundin e tij, me vete do t’i marrë të gjithë ata. Por të ketë kujdes, sepse përveç se institucionet e drejtësisë do të merren me ta, do të jenë vetë qytetarët që nuk do të falin, nuk do ta harrojnë atë dhe këdo rreth e rrotull tyre, që të gëzojnë pasurinë e tyre, pasurinë e qytetarëve shqiptarë.

Ne sot jemi më banorët e Roskovecit, jemi me mësuesit e shkollës “Goja e Artë”, me fëmijët që mësojnë në këtë shkollë. Dhe njëherë po e përsëris, i bëj thirrje nga zyra jonë këtu Kryetares së Bashkisë, zyrtarëve të IKMT-së dhe Kryeministri nëse i jep këto vendime absurde të tërhiqen nga shkatërrimi i asaj prone sa nuk është vonë. Ndryshe përveç se me qytetarët e Roskovecit, do të përballen me ne drejtpërdrejtë, do të përballen me të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Vendimin e ka marrë Gjykata, të zbatojnë vendimin e Gjykatës, ndryshe do të zbatojnë vendimin e qytetarëve të Roskovecit dhe qytetarëve të të gjithë Shqipërisë", deklaron Mehmetaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 07/03/2019 16:04

    Ja dhe konka lehese e LSI

    Përgjigju
  • robi: 07/03/2019 12:56

    doli prape kjo , strateg'ja nderkombetare , nderplanetare. kozmike e leshitdhise per reformen ne arsim , vetem se ka nje problem te vogel , gjimnazin e ka mbaruar me 6 ta dhe nuk ka mbaruar akoma shkollen e larte se ka qene deri tani e angazhuar me organizmin e haremit veror te Jales duke pergaditur naziskinet e lrise dhe ngelsat e fakulteteve gadi per revolucionin e radhes baxhellian te 16 marsit. oh pika shikoni se me cfare monstre perfaqesohet leshelija dhe cizma particka qe po firon cdo dite dhe po iken per lesh....

    Përgjigju
    • Raul: 07/03/2019 17:17

      Amon mos na e nxirrni mart mart konkubinen e leshitdhise se mart ato syte si gerdoqe mart tremb femijet kur kakaris si laraske pa bisht. Shyqyr qe sdo ha shohim me Surratin ne parlament kesaj monstre te leshelise.kejdi Mehamuti do mbahet mend si deputetja me laraske ne historine e parlamentit

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare