Para dy ditësh velina simpatike e televizionit shqiptar pësoi një aksident me automjetin e saj “Range Rover”. Ngjarja ndodhi në një nga rrugicat e zonës së ish-bllokut në kryeqytet.  Lajmi u përhap shumë shpejt dhe fansat e Kejvina Kthellës u shqetësuan për gjendjen e saj.

Kështu që para pak orësh me anë të një statusi në rrjetet sociale velina i ka informuar të gjithë mbi gjendjen e saj. “Lajmi për aksidentin tim është i vërtetë por falë Zotit nuk jam lënduar. Falenderoj të gjithë personat që u merakosën për mua,”-shkruan Kthella në postim.

Postim i bërë nga Kejvina