Kek me arra dhe bajame
Përbërësit:
- 2 vezë
- 1 gotë kos
- 2 gota sheqer
- 2 gota margarinë
- 2-3 gota miell
- Pluhur pjekës ose sodë
- Kakao
- Bajame
- Arra
- Sheqer pluhur për servirje
Përgatitja:
Rrahim vezët më sheqerin dhe sapo sheqeri të shkrijë shtojmë kosin dhe margarinën e tretur. E trazojmë mirë duke hedhur gradualisht miellin së bashku me pluhurin pjekës. E punojmë mirë brumin e kekut dhe më pas marrim pak brumë në një tas të vogël dhe e trazojmë më 2-3 lugë kakao. Tek pjesa e bardhë e brumit shtojmë bajamet dhe arrat e thërrmuara.
Masën e brumit pa kakao e hedhim në një formë keku, e nivelojmë mirë dhe në fund hedhim pjesën e brumit me kakao. E vendosim kekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Pasi është pjekur e servirim pudrosur me sheqer pluhur.