Kek me kos dhe vaj luledielli
Përbërësit:
- 2 vezë
- 4 lgj kos
- 1 e ½ gotë sheqer
- 1 gotë vaj luledielli
- 2 gota miell
- 16 gr fryrës
- Vanilje me limon
Përgatitja:
Në një enë rrahim vezët me sheqerin, shtojmë kosin, vajin, lëkurën e limonit ose të portokallit. Sitim miellin e shtojmë tek vezët së bashku me fryrësin dhe vaniljen. Brumi nuk duhet të rrihet shumë që të mos bëhet elastik. E hedhim në formën e kekut të cilën e kemi lyer me pak vaj dhe pudrosur me miell. E vendosim kekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.