Kek me mollë dhe kanellë
Përbërësit
360 gr Miell farina
1 luge kafeje fryrës për ëmbelsira
300 ml qumësht
120 gr sheqer
2 kokrra vezë
1 luge kafeje vanilje
100 gr Vaj ose gjalp
1 lugë gjelle uthull
Për mollët
3 mollë
2 lugë gjelle sheqer
1 luge supe kanellë
Për karamelin
Gjalp të shkrirë
200 gr sheqer
1 lugë kanellë
Për ta mbuluar përsipër
120 gr sheqer pluhur
Pak qumësht
Përgatitja:
Marrim mollët dhe i presim 2 të mëdha ose 3 të vogla në kubikë qërojmë mollët hedhim sheqerin dhe kanellën. I lëmë menjanë dhe fillojnë të lëshojnë lëngjet. Marrim miellin me fryrës, Sheqerin. Hedhim uthullën te qumeshti. Marrim 2 vezë të rrahura i hedhim në qumësht. Vendosim vaj ose gjalp. I përziejmë bashkë dhe me rradhën e saj vendosim vaj ulliri. As një min nuk merr perzjerja hedhim mollët tek masa e brumit i përziejmë bashkë. Në pireks vendosim letër guzhine dhe e shtrojmë mirë në tepsi.
Marrim sheqerin gjalpin dhe kanellën. I perzjejmë mirë dhe lugë –lugë e hedhim përsipër.
Për furrën duhet në 180 gradë në zgarën e mesit me ajër për 45 min.
Bëjmë një shtresë të bardhë me sheqer pluhur dhe ujë. I përziejmë sa e duam në masën të hollë apo më pak të trashë. Sic është e ngrohtë i hedhim përsipër shtresën e bardhë. Dhe pa shtresën mund ta beni.
Ju bëftë mirë