Kek me mollë
Përbërësit
170 gr gjalpë ambjenti
140 gr sheqer kaf
2 kokrra vezë
200 gr miell për kek
125 ml qumësht / dhallë
2-3 mollë
Pak kripë
Lëkura e 1 limoni
Për dekor:
1 lgj sheqer kaf
Kanellë pluhur
Arra / bajame
Përgatitja
Në një tas vendosim gjalpin e temperaturës së ambientit dhe sheqerin kaf. I trazojmë me një rrahës elektrik për 3-4 minuta derisa masa të bëhet kremoze. Shtojmë vezët një e nga një dhe vazhdojmë trazimin. Hedhim pak kripë dhe cipën e grirë të një limoni. Ulim shpejtësinë e mikserit dhe shtojmë miellin e situr dhe qumështin ose dhallën.
Masën e përgatitur të kekut e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. Mollët e qëruara pasi i kemi prerë në gjysmë hënë i vendosim mbi kekun duke i dekoruar. Sipër e spërkasim me sheqerin kaf, kanellën dhe arrat ose bajamet. E vendosim kekun në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 55 minuta.