Kek me mollë

Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 100 gr sheqer
  • 150 ml qumësht
  • 100 gr miell
  • 6 mollë
  • 2 lugë të vogla pluhur pjekjeje
  • 1 lugë e vogël kanellë

Përgatitja:

Pasi i kemi larë mirë mollët, i qërojmë dhe i presim shumë hollë. I spërkatim me pak lëng limoni që të mos nxihen. Në një enë rrahim vezët me  sheqerin derisa të bëhen kremoze. Shtojmë qumështin, miellin, pluhurin për pjekje dhe kanellën. E përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene dhe pa kokrra. Hedhim fetat e mollës në brumë dhe i përziejmë që të mbulohen mirë me të. E kalojmë brumin në një formë të veshur me letër pjekjeje dhe e vendosim në furrë në 180°C për 45 minuta. Pasi të përfundojë pjekja, e lëmë në furrë të fikur për 10 minuta që të qetësohet.