KELCYRE- Përkujtohet JO-ja greke apo ndryshe dita e mohimit të popullit grek ndaj tentativës së fashistëve italianë për të pushtuar Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë ditë një sërë aktivitetesh u organizuan, fillimisht në Manastirin e Këlcyrës aty ku prehen eshtrat e mbi 300 ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke në fillim të viteve ‘40. 

Në meshën e mbajtur me këtë rast nga kleri ortodoks lokal, të pranishëm ishin ambasadori grek Leonidas Rokanas, si dhe nënkryetari i Kuvendit Popullor Vangjel Dule dhe konsulli grek në Gjirokastër Nikolaos Kotrakoi. 

Nënkryetari i Kuvendit Vangjel Dule, u shpreh se raportet me Greqinë janë të kenaqshme kurse me Serbinë këshilloi që duhet të shmangen nacionalizmat.

"Përsa i përket marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë hapësirat janë shumë më të mëdha për tu përdorur nga të dy palët për përmirësimin e këtyre marrëdhenieve, natyrisht që janë në një nivel të kënaqshëm. Në lidhje me cka përmendët për ndeshje futbolli është mirë që politika të merret me politikë dhe sporti të kufizohet në stadiume dhe salla sportive." tha Dule
 
mesha kelcyre
(Në foto: Kisha në Këlcyrë) Foto të tjera

Më pas të pranishmit kanë shkuar në varrezat e tjera në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë Jorgos Soulas, u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që t’u japin më tepër prioritet varreve greke në Shqipëri. 

"E konsideroj ç’njerëzore të pa argumentuar në shekullin e XXI të kemi ende varre të përbashkëta dhe 400 të tjera në një distancë deri në Grykën e Këlcyrës. Trashëgimtarët e të rënëve të parashtrojnë lutjen e tyre që tu lejohet hapja e varreve dhe grumbullimi i eshtrave. Një varr i tillë i përbashkët është diku në Përmet me 1400 të rënë”, është shprehur Soulas në fjalimin e mbajtur para dhjetëra banorëve grekë në fshatin Bularat të Dropullit të Sipërm." tha Soulas

mesha ne kelcyre
(Në foto: Mesha në kishën e Këlcyrës) Foto të tjera

28 tetori i vitit 1940 njihet si dita e 'JO'-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke dhe festa përkujtohet dhe në qytetet shqiptare, Sarandë, Gjirokastër, Korçë e Këlcyrë.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)