PËRMET – Njeriu i cili ekzekutoi në taksi inspektorin e Mjedisit, nuk ishte një ordiner dosido por një grabitës serial i cili në 2012 kishte kryer 3 grabitje në Tiranë.
Pasditen e 13 majit objektivi i vrasjes së 29 vjeçarit nuk ishte vetëm Andi Naçi, por dhe taksisti e 2 pasagjerët e tjerë që tek Ura e Lekëlit kishin hipur në taksinë Benz me targa Pr 2012 B për të shkuar në Përmet. Madje gjatë ditës së djeshme ai ka lëvizur nëpër rrugët e Këlcyrës i armatosur me pistoletë dhe dy thika të mëdha, një çekan , një kaçavidë dhe një maskë, dhe në momentin e arrestimit ka qëlluar policinë deri kur i kanë mbaruar fishekët dhe më pas i ka sulmuar me thikë, duke plagosur njërin prej tyre.
DONTE TE VRISTE DHE PASAGJERET E TAKSISTIN
Detajet mësohen nga policia e Gjirokastrës e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp mëngjesin e sotëm informon se 29 vjeçari kishte qëllim grabitjen e automjetit dhe të pasagjerëve. "Shtetasi Jetjon Veizi është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe gjatë veprimeve të para hetimore rezultoi se ky shtetas ka dashur që fillimisht të vrasë drejtuesin e taksisë dhe më pas pasagjerët me qëllim grabitjen e automjetit dhe të pasagjerëve , por në momentin e parë pistoleta nuk i ka shkrepur dhe pasi e ka mbushur me shpejtësi nuk ka mudur dot të realizojë qëllimin e tij dhe ka mundur të vrasë vetëm shtetasin Andi Naçi , pasi drejtuesi i taksisë kur ka parë që ky shtetas ka mbushur pistoletën për herë të parë dhe nuk i shkrepi ka ndezuar makinën e më pas i ka dhënë gaz duke detyryar shtetasin Jetjon Veizi të zbresë në ecje e sipër nga automjeti. "- thuhet në njoftimin për shtyp të zëdhënësit të policisë së Gjirokastrës
SI U ARRESTUA PRAPA FUSHES SE SPORTIT NE KELCYRE
Pas krimit 29 vjeçari ishtë fshehur në mal dhe gjatë ditës së djeshme (14 maj) ka tentuar të largohet për në fshatin Fratar të rrethit Përmet pasi ai është dhe fshati i tij i lindjes dhe ka shtëpinë e vjetër të prindërve aty me qëllim që të fshihej. Pas informacioneve operative dhe falë bashkëpunimit mes efektivave të Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër është mësuar se Veizi është parë nëpër rrugët e qytetit të Këlcyrës.
Rreth orës 22.00 të mbrëmjes së të martës (14 maj) është bërë dhe evidentimi i vendndodhjes dhe rrethimi i vendit ku ndodhej autori, mbrapa fushës së Sportit të qytetit Këlcyrë, në një parcelë të mbjellë me pemë.
VEIZI QELLOI MBI POLICINE, DHE I SULMOI POLICET ME THIKA
Efektivat e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalojë por Jetjon Veizi , ka hapur zjarr drejt forcave të policisë të cilat i janë kundërpërgjigjur me zjarr. 29 vjeçarit pasi i kanë mbaruar fishekët ka tentuar të largohet me vrap por nuk ka mundur ti shpëtojë rrethimit të Policisë . Në momentin që forcat e policisë janë afruar për ta prangosur ka sulmuar forcat e policisë me dy thika të mëdha që mbante në dorë duke plagosur në dorë jashtë rrezikut për jetën njërin nga punonjësit e Policisë.
AUTORI GRABITES SERIAL, KREU 3 GRABITJE NE TIRANE
Jetjon Veizi, i datëlindjes 1987, lindur në Përmet e banues në Tiranë është dënuar tre herë për vjedhje dhe ishte i shpallur edhe në kërkim pasi gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë kishte caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë Arrest me burg , pasi ky shtetas në vitin 2012 ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armës varesen e floritit nga qafa një shtetaseje . Gjithashtu në vitin 2012 ky shtetas nën kërcënimin e armës ka vjedhur me dhunë një shtetas në Tiranë, si dhe po ky shtetas ka vjedhur me armë një kazino në Tiranë.
AKUZAT QE RENDOJNE MBI JETJON VEIZIN
Arrestimi i tij u bë për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, të “Vrasjes mbetur në tentativë në rrethana të tjera cilësuese”, si dhe të “Armbajties pa leje”, vepra këto të parashikuara nga nenet 78,79,22 e 278 të Kodit Penal. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një pistoletë me të cilën Veizi(sipas policisë, ka vrarë Andi Naçin, dy thika të mëdha , një çekan , një kaçavidë dhe një maskë.

(Foto: Jetjon Veizi ne momentin e arrestimit)
VRASJA PASDITEN E 13 MAJIT E ANDI NAÇIT
Vrasja ndodhi rreth 300 metra pa hyrë në qytetin e Këlcyrës afër grykës së Këlcyrës. Viktima së bashku me 3 persona të tjerë, tek Ura e Lekëlit, kishte hipur në taksi tip Benz me targa Pr 2012 B, që drejtohej nga Robert Çoka, 46 vjeç për në Përmet. Në vendin e parë është ulur Andi Naçi, viktima dhe nga mbrapa dy persona të tjerë, një nga fshati Kataundishtë i Përmetit dhe një person tjetër i panjohur.
Midis Grykës së Këlcyrës dhe qytetit të Këlcyrës rreth 300 metra pa u futur në qytet, i panjohuri, që ishte pasagjer i ulur në sediljen e pasme mbrapa sediljes së parë të pasagjerit i ka kërkuar drejtuesit të automjetit, që ta mbante automjetitn për të kryer nevojat personale. Drejtuesi i automjetit ka mbajtur makinën dhe në momentin që makina ka ndaluar autori i cili i kërkoi të mbante makinën, ka hapur derën dhe duke dalë jo plotësisht nga makina ka nxjerrë nga xhepi një armë zjarri pistoletë dhe e ka shkrepur në drejtim të pasagjerit të parë. Në shkrepjen e parë pistoleta nuk qëlloi dhe autori e rimbushi për së dyti me një shpejtësi të madhe dhe herën e dytë ka qëlluar në mes të shpatullave Andi Naçin i cili ishte pasagjer në vendin e parë. Më pas ai është hedhur menjëherë nga makina, pasi drejtuesi i automjetit i dha gaz makinës nga frika.

(Foto:Andi Naçi, dhe makina ku u ekzekutua)

(Foto: Thikat dhe pistoleta e sekuestruar)
FAMILJARET DYSHUAN PER VRASJE HAKMARRJE
Familjarët e Andi Naçit gjatë ditës së djeshme hodhën dyshime se vrasja mund të ketë lidhje me divorcin e 28 vjeçarit me bashkëshorten e tij, me të cilën kishin dhe një fëmijë të vogël 1 vjeç. Djemtë e xhaxhallarëve të të atit të viktimës, në një prononcim për "A1 Report" hodhën hije dyshimi për një veprim hakmarrjeje nga njerëzit e ish-nuses me origjinë nga Burreli, por me versionin e policisë hidhet poshtë ky dyshim.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com