Belind Këlliçi, i cili u zgjodh deputet nga zgjedhjet e 25 prillit në Partinë Demokratike, i ka cilësuar thirrjet për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD nga demokratët e zhgënjyer, si të nxituar dhe se partisë dhe strukturave drejtuese të saj duhet t’i jepet koha e duhur për të bërë analizën se ku kanë çeduar dhe ku kanë gabuar për të nxjerrë mësimet e duhura. Në një intervistë për “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, Këlliçi u shpreh i shqetësuar duke thënë se sot njerëzit më shumë thërrasin ‘Basha ik’ se sa ‘Rama ik’ duke thënë se ‘ata që gjuajnë me gur’ duhet të shohin fillimisht nga vetja se sa vota sollën në parti dhe sa e ndihmuan atë në zgjedhje.
“Ajo që ka nevojë sot PD është për t’i dhënë kohë demokratëve që kanë kritika edhe ndaj lidershipit, gjykoj se nuk është momenti i duhur dhe se duhet të bëhet një analizë e vërtetë, për të nxjerrë disa mësime dhe nxjerre leksione se ku kemi çeduar edhe vete, ku kemi gabuar, duhet ti jepet kohe PD të bëjë këtë analize. Kemi çeduar edhe ne, nuk kemi qene perfekt, por 3 javë pas zgjedhjeve të dalim në konkluzione finale është e gabuar, është shumë shpejt, nëse duam një proces të vërtetë duhet kohë, nëse duam t’i hedhim hi syve anëtarëve tonë le të bëjmë një analizë që sot. Problemi më i madh është se shumë persona po thërrasim Basha ik se Rama ik, ata që gjuajnë me gur duhet të shohin edhe nga vetja çfarë pune kanë bërë, sa vota sollën në parti apo a bënë fushatë për partinë duhet secili duhet të bëjë një analizë për veten e tij fillimisht”, tha Këlliçi.
Një tjetër problem që doli nga zgjedhjet dhe është shqetësuese për të gjithë partitë është edhe numri i lartë i votave të pavlefshme, konkretisht 83 mijë fletë votimi. Për këtë Belind Këlliçi bën përgjegjës Ramën pasi ishte ai që këmbënguli ta bënte fletën e votimit me numra si letër bingo duke “vjedhur mandatin e ndryshimit” . Sipas tij shumica dërrmuese e votave të pavlefshme janë në favor të PD dhe nëse do të ishin të vlefshme do të sillnin ndryshimin e rezultatit më 25 prill.
“Problemi janë fletët e pavlefshme, ku pjesa dërrmuese janë në favor të PD dhe do të sillnin ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve dhe mandateve dhe të gjitha këto u përdorën nga PS si mënyra për të fituar 25 prillin, pasi ishte ajo që i bëri dhe këmbënguli me numër si të ishim në bingo dhe jo me emra. Mandati i ndryshimit është vjedhur dhe mbetet për t’u parë në vijim të gjitha faktet që kemi mbledhur. Me shqetëson realiteti, kam bërë mbi 30 denoncime me emër e mbiemër me fotot që ishin në terren duke shantazhuar qytetarët dhe blerë vota për PS. I jam drejtuar edhe prokurorisë dhe asgjë nuk ka ndodhur. Kjo gjë ka ndodhur është anormale dhe e papranueshme, po përgatisim dosjen e plotë me të gjitha parregullsitë dhe do e dorëzojmë në SPAK dhe në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare për të parë se çfarë është bërë në këto zgjedhje këtu në vitin 2021”, tha Këlliçi.
Këlliçi foli edhe për retorikën e ashpër të Ilir Metës gjatë fushatës duke thënë se kjo gjuhë “mund të ketë ndikuar brenda LSI nuk e shoh pse duhet të ndikojë gjuha e presidentit te votat e PD-së”, ndërsa në lidhje me procesin e shkarkimit të tij, Këlliçi tha se personalisht ai e shikon si “tentativë të Ramës për të kapur të vetmin institucion që ka mbetur pa kapur”.
Jane te gjithe berishiane! e kane kuptuar se kush eshte Boss-i! Keshtu do te fitojme kur te vdese Saliu!Urime PD-ja jone e dashur!
Përgjigju