Këlliçi: U zbuluan dy policët që më dhunuan gjatë protestave për Teatrin, gjatë procesit do të surprizoheni

Deputeti i Rithemelimit, Belind Këlliçi ka dalë sot në një deklaratë për mediat para Gjykatës së Tiranës ku ka thënë se pas padisë së bërë prej tij ndaj policisë së shtetit për dhunë 2 vite e 6 muaj më parë prokuroria ka zbuluar dy policët të cilët sipas tij e kanë dhunuar gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Këlliçi tha se ishin identifikuar dy policët të cilët e kishin dhunuar gjatë protestës së ndodhur 2 vite e gjysmë më parë. Ndërsa shtoi se seanca ishte shtyrë për shkak të mungesës së një prej të pandehurve, theksoi se gjatë këtij procesi do të kishte “surpriza dhe çudira”.

“Sot dy vite e 6 muaj pas asaj mbrëmje paraqitem për shkak se janë gjetur policët që më kanë marrë me dhunë atë natë dhe do të shkojnë në gjyq. Ata policë që kanë shkelur ligjin duhet të mbajnë përgjegjësi. Qytetarët janë të barabartë dhe nuk duhet të dhunohen.  Sot u shtyu seanca për në muajin dhjetor, për shkak se mungonte një nga të pandehurit. Jam i bindur se gjatë zhvillimit të këtij procesi do të njiheni me një surprizë dhe do të shikoni çudira gjatë këtij procesi.  Unë do ti shkoj deri në fund kësaj çështje, sepse nuk isha vetëm unë në qeli. Unë këtë kallëzim e kam bërë për ti dhënë një mesazh të qartë Policisë së Shtetit sepse policia nuk mund të kete këtë sjellje barbare ndaj qytetarëve të Tiranës”- u shpreh Këlliçi.

Ekspertiza mjeko-ligjore më herët ka konfirmuar pretendimet e Këlliçit ku pas hetimeve dhe ekzaminimeve të kryera, rezultoi se në trupin e deputetit kishte shenja që provonin dhunën e ushtruar ndaj tij gjatë shoqërimit në komisariat.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaqo: 07/11/2022 11:16

    Thuhej dikur se poluci i kupton gjerat me vonese e qesh mbas dy oresh, po ky qenka poluc e kaluar policit, mbas dy vjetesh i kujtohet se e kane rrahur policet. As familja nuk e viton kete kellic

    Përgjigju
  • Delinquenti: 07/11/2022 11:05

    O kelliço mir e ke ti vllai (vllai leshit të zi)po shiko se mos na hapet dhe nanji dosje e para 2013 dhe masanej na shkoni per lesh ju me gjith Nok se polizia e nokes nuk te trajtote keq por te hiqte qafe per gjithmon ATO JON SURPRIZA DHE CUDINA .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja