Këlliçi për Report Tv: Bashkimi i PD-së të bëhet përmes votës, jo me kushte! Largimi i Berishës kërkesë absurde, Basha të rrijë si fraksion


Kërkesën e Deputetëve të Partisë Demokratike për përbashkim të së djathtës, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit tashmë e kanë mirëpritur.

Megjithatë, për ta, bashkimi nuk mund të vijë përmes kushteve, por përmes një procesi që në thelb ka votën e demokratëve.

“Ne nuk vijmë me mentalitet përjashtues, ne vijmë me mentalitet përbashkues, ashtu siç kemi bërë që ditën e parë. Ne nuk merremi me emrat, por me parimin dhe parimi në këtë mes është vota. Kushdo që mendon se ka mbështetje, të futet në garë dhe janë demokratët ata që vendosin. Në demokraci nuk ka mekanizëm më të mirë sesa vota", shprehet Këlliçi.

Kërkesën e një grupi deputetësh që edhe Sali Berisha të largohet, Deputeti Belind Këlliçi e quan absurde.

“Ky është absurdi më i madh. Këta deputetë vetë kanë artikuluar që Sali Berishën e kanë përjashtuar përjetësisht nga PD, e kanë përjashtuar nga çdo funksion, e kanë hequr nga grupi parlamentar, nga çfarë duan këta që të bëjë një hap pas Berisha? Nga mbështetja e demokratëve? Është në absurdin logjik që një pakicë uzurpuese t’i vendosë kushte një maxhoranca te faktuar", tha deputeti.

Për Këlliçin, Lulzim Basha nuk ka asnjë mbështetje edhe pse sipas tij PD ka ende vend për të.

“Në komisionin e Rithemelimit askush nuk është i tepërt, madje ne e kemi thënë as Lulzim Basha nuk është i tepërt, edhe pse e ka shkatërruar Partinë Demokratike, edhe pse për interesa krejt personale e ka çmontuar këtë forcë politike. Ne kemi thënë që nëse gjykon se ka mbështetës, derën e ka të hapur dhe le të qëndrojë fraksion në PD", thekson Këlliçi.

Vetë mohon se do të bëhet pjesë e garës për kreun e ri të PD, të cilin Komisioni i Rithemelimit kërkon ta zgjedhjë më 30 prill, kur edhe do të mbahet Kuvendi i radhës Kombëtar. Deri atëherë, PD e Rithemelimit do të përfshihet në një proces analize që synon reformimin e të gjitha strukturave.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë