TIRANË- Selia e PD sot ka qenë në qendër të vëmendjes, për ndryshime fasade në pamje të parë, por që shumë kush nha mbështetësit e Sali Berishës e kanë cilësuar si një ”fortifikim” të godinës nga ana e Lulzim Bashës.
Sonte në mbrëmje, ish-kreu i i FRPD-së, deputeti Belind Këlliçi ka publikuar një video, ku shfaqet një njeri me kapuçi i cili po ndërhyn sërish në pamjen e jashtme të selisë. Sipas Këlliçit, ai po heq logot e FRPD nga hyrja e zyrave të Forumit Rinor, por kësaj marrëzie siç e ka cilësia deputeti, do i vijë fundi në 8 janar.
“Demokratët nuk zgjedhin këtë të ardhme! Me njerëz anonimë, me kapuç në kokë dhe vjedhurazi, sonte po hiqen dhe logot e FRPD nga hyrja e zyrave të Forumit Rinor.
Sido që të vendosen adezivët, askush nuk e zhbën dot sakrificën e qindra e mijëra të rinjve të FRPD në këto 8 vite opozitë. Do apo s’do pakica uzurpuese e selisë, FRPD ka qenë, është dhe do të jetë zemra dhe motorri i Partisë Demokratike. Në 8 janar merr fund kjo marrëzi! Shihemi të gjithë aty, tek shtëpia jonë, tek selia e PD, të shtunën ora 12:00”, shkruan Këlliçi.
Sot, Komisioni i Rithemelimit të PD-së, pa Sali Berishën shkuan në selinë e PD për të liruar zyrën nga Lulzim Basha, por u përballën me dyer të mbyllura dhe nuk arritën që të futeshin as në korridor. Flamur Noka tha se PD-ja ishte bërë si burgu i Alkatrazit, e ndërsa nga ana tjetër në përgjigje të tij, numri 2 i partisë, Gazment Bardhi tha se selia është e hapur për demokratët dhe jo banat kriminele Nga ana tjetër, Nën moton ‘Jo bunker i pengut, por shtëpia e demokratëve’, Sali Berisha ka thirrur në 8 janar një protestë me argumentin se duhet forcuar PD-ja. Basha ka qetësuar qytetarët se nuk do të ndodhë asgjë dhe se është i përgatitur për të gjitha skenaret. Se çfarë do të ndodhë mbetet për t’u parë...