Modelja dhe aktorja e njohur Kelly Brook mendohet të jetë rikthyer me ish-in e saj Danny Cipriani.

kelly brook danny cipriani

Aktorja, e cila së fundmi është përfolur për ndarjen e saj nga Thoms Evans pikërisht se kishte akoma diçka me Ciprianin, duket se po e vazhdon romancën e saj me këtë të fundit.

kelly brook danny cipriani

Aktorja, e cila mori pjesë në ndarjen e çmimeve “Bafta”, pikërisht të nesërmen ka postuar në faqen e saj zyrtare një foto me ish të dashurin Cipriani ku duken mjaft të afërt.

kelly brook danny cipriani

Gjithashtu 37 vjeçarja ka shkruar në faqen e saj në rrjetin social Twitter:-“Gëzuar vitin e Ri kinez,fillime të reja”.

Ato janë parë bashkë dhe të shtunën në darkë duke dalë nga një restorant dhe më pas deri në orët e para të mëngjesit në një klub nate.

kelly brook danny cipriani

Kelly dukej me të vërtetë e lumtur pranë ish të dashurit të saj Danny. Dhe pas asaj nate ka qenë modelja e cila ka postuar një foto poshtë së cilës shkruante “natë e bukur”.(b.t/shqiptarja.com)