Vetëm pas 12 javëve romancë modelja angleze Kelly Brook ka konfirmuar se është fejuar me David Mclntosh.

34 vjeçarja ka postuar në “Instagram” një foto ku ka dalë së bashku me modelin 27 vjeçar gjatë fundjavës, kur shkoi në shtëpinë e tij për tu prezantuar me pjesën tjetër të familjes.

“Jam shumë e lumtur që do ta ndaj jetën me mashkullin më të mrekullueshëm që kam njohur”, ka shkruar Brook në diçiturën e fotos.

Ato kanë pozuar me një tollumbac në dorë ku shkruhet “të fejuar”.

kelly brook

Por Kelly ende nuk mban një unazë në gishtin e fejesës.

Kjo gjë u duk fare qartë kur ajo u fotografua në aeroportin e Londrës krah të dashurit të saj ditën e djeshme.

Kjo është fejesa e dytë për modelen pas ndarjes nga Billy Zane në vitin 2008.

Në intervistat e dhëna më parë Kelly ka shprehur se dëshironte shumë që të krijonte një familje të rregullt, por ende nuk kishte gjetur personin e duhur.

(b.t/shqiptarja.com)