Këngëtarja, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Tim Witherspoon ka theksuar gjatë intervistës për këtë revistë se nuk e ka lënë pasdore palestrën.
Mirëpo sa i përket ushqimit Rowland ka theksuar se ka konsumuar gjithçka që ka dashur: “Kam ngrënë ato që më pëlqejnë më shumë: tortë me qershi, akullore me çokollatë dhe patatin,”-ka thënë Kelly.
Ndërkohë sa i përket frekunetimit të palestrës këngëtarja ka vijuar duke thënë se e frekuenton palestrën për shkak se me anë të ushtrimeve mund të kesh një lindje të lehtë dhe është çfarë ajo dëshiron.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)