Portali informativ "CNN Greece" ka reaguar pas letrës së policisë shqiptare, lidhur me publikimin e disa ditëve më parë se “baroni i shqiptar i drogës ka mbrojtje politike në vendin e tij”.
"Me një letër dërguar në adresë të CNN Greece, ambasada shqiptare në Athinë jep sqarime mbi këtë publikim", shkruan portali.
CNN grek citon se në letrën e nënshkruar nga drejtuesi i zyrës së ndërlidhjes të policisë shqiptare në Athinë, Andi Likaj, vihet në dukje që asnjë pjesëtar i policisë shqiptare nuk ka deklaruar që baroni i drogës ka mbrojtje politike në Tiranë.
“Policia shqiptare, ashtu si çdo pjesëtar i saj që ka hetuar çështjen në fjalë, nuk ka bërë një deklaratë të tillë, ndërsa ka bërë çdo përpjekje për hetimin dhe asgjësimin e organizatës”, citon CNN grek letrën e ambasadës shqiptare në Athinë.
Njëkohësisht me publimin e letrës së ambasadës shqiptare, rrjeti televiziv në gjuhën greke i ka qëndruar sërish artikullit të më hershëm, duke sqaruar ambasadën shqiptare se “sipas burimeve të tyre, gjatë takimit tejet sekret në Shqipëri, mes policisë greke dhe asaj shqiptare, një pjesëtar i palës shqiptare ka thënë për kreun e kartelit të drogës (sipas autoriteteve greke është Kelmend Balili), se këtu në Shqipëri nuk mundim ta prekim këtë njeri, veçse po të ketë fakte të pakundërshtueshme, sepse ai ka lidhje politike dhe kontake me parti e politikanë të nivelit të lartë”.
Dhe sipas dosjes hetimore, thotë CNN, ky person është financuesi i kartelit dhe ai që organizonte në Shqipëri ngarkesat e drogës.
Në faqen në internet të CNN-it grek janë të dy shkrimet për këtë çështje. Te ky link mund të lexoni shkrimin për mbrojtjen politke në Tiranë të “Escobarit të Ballkanit”
http://www.cnn.gr/news/ellada/story/31784/politikoi-prostateyoyn-to-varo...
Ndërsa në linkun tjetër mund të lexoni reagimin e plotë pas letrës së ambasadës shqiptare në Athinë.
http://www.cnn.gr/news/ellada/story/32015/dieykriniseis-apo-tin-alvaniki...
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com