Kelmend Balili në kërkim, policia:
Emri i tij në të gjitha pikat kufitare 

Kelmend Balili në kërkim, policia:<br />Emri i tij në të gjitha pikat kufitare 
Kelmend Balili rezulton të jetë në listën e të kërkuarve të policisë Shqiptare. Një fakt i tillë është konfirmuar për “Report TV”, nga burime të Policisë së Shtetit, që thanë se emri Balilit, është në listën e personave të kërkuar në të gjitha pikat e kalimit kufitar në vend. Ndërkaq nga kontrollet e kryera në sistemin e Policisë Kufitare TIMS, rezulton që Balili nuk ka dalë nga Shqipëria dhe rezulton të jetë në vend. Por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë larguar me pasaportë false, apo nga kufiri i gjelbër. 

Po ashtu të gjithë komisariatet dhe njësitë policore kanë të dhënat e tij si person në kërkim nga ana e policisë. Ndërkaq edhe pse nuk specifikohet natyra e kërkimit ndaj tij, burimet thonë se bëhet fjalë për kërkim policor ndaj Balilit, ndërsa ende nga prokuroria nuk ka një urdhër arresti për të. Kjo për faktin se policia dhe prokuroria greke ende nuk kanë nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar për të. 

Po ashtu edhe aktet hetimore të administruara nuk janë shkëmbyer apo nuk janë përkthyer, me qëllim që ato t’iu dërgoheshin organeve shqiptare të ndjekjes penale si policia apo prokuroria. 

Kelmend Balili 45 vjeçar, nga fshati Stjar i Delvinës, ish- drejtor i Shërbimit të Transportit Rrugor të Sarandës, është identifikuar si një nga krerët e grupit të trafikut të drogës, së goditur nga policia greke ajo shqiptare në një operacion të drejtuar nga DEA amerikane dhe Europol. Pjesë e këtij grupi janë edhe dy vëllezërit Dhimitër dhe Xhevahir Poti, rezidentë në Holandë. Këta të fundit ishin pritësit dhe menaxhuesit e lëndës narkotike në Europë. 

Burimet thonë se në çdo rast nëse do të identifikohet një tentativë e mundshme e kalimit të kufirit nga ana a Balilit, ai do të ndalohet me qëllim për t’u marrë në pyetje. Po kështu burimet thonë se janë lënë detyra policisë vendore me qëllim identifikimin e mundshëm të vendodhjes së tij me qëllim ndalimin dhe marrjen në pyetje.

Redaksia online
(s.m/sqhiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!

Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!