Kelvin Skrela, komisioneri prej 20 vitesh pjesë e proceseve zgjedhore: Këto zgjedhje më të mirat, të 2021 ishin të vështira

Kelvin Skrela, ishte 19 vjeç kur u bë për herë të parë pjesë e një porcesi zgjedhor. E që atëherë ka kaluar 10 palë zgjedhje.

Në votimet e 14 majit ishte kryetar i një prej KZAZ-ve  më të mëdha të Tiranës. Edhe pse lodhja që ka kaluar këto ditë është e madhe, punën nuk e ka ndalur në asnjë moment.

“Kam 20 vite që merrem me proceset zgjedhore. Nga viti 2003 në vitin 2023. Kam 3 palë zgjedhje që drejtoj KZAZ 30. Në 2003 u angazhova FRESHIN. Disa kohë isha kryetar i FRESH dhe për zgjedhjet e Tiranës.  Më pas kalova në forume më të larta të Partisë Socialistëve. Propozim politik për kryetar KZAZ isha unë atëherë për PS. Këto ditë tepër të lodhshme, strapacim i madh”, Tha Skrela.

Gjatë këtyre viteve si  pjesë e proceseve zgjedhore, Kelvini thotë se ka pasur edhe momente të vështira. Ndërsa për të këto zgjedhje thotë se ishin më të qetat.

“Keq ka qenë në vitin 2021, ku pati dhe përplasje në KZAZ time. Në KZAZ time, vijueshmëria e numërimit ka ecur shumë mirqë. Përbëhemi nga 9 njësi dhe kemi 92 qendra votimi. Edhe numërimi i votës për kandidatin dhe për këshill bashkiak. Po arrimë brenda 24 orëve, numërimin. Grupi i numërimit dhe vëzhguesve ka qenë shumë i qetë. Jam një nga personat që jam trajnuar për KZAZ”, tregoi ai.

Megjithëse është anëtar i partisë Socialiste prej shumë vitesh, Kelvini ndjek një profesion që nuk lidhje me politikën.

”Interesi im ka qenë të jem në funksione private, se sa të jem drejtues”, përfundoi Skrela.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore