Këngëtarja shqiptare me famë botërore është frikësuar jashtë mase nga një fans i saj. Ky i fundit, i bindur se ka një lidhje me Rita Orën i ka kërkuar që ta pranojë në shtëpinë e saj dhe të bashkëjetojë me të.
“Daily Star” shkruan se dyshohet se fansi ka probleme të shëndetit mendor dhe e ka ndjekur këngëtaren deri në shtëpi. Ai e ka frikësuar për vdekje duke lënë një çantë me sendet e tij në derën e shtëpisë së Rita Orës.
Ylli me origjinë shqiptare është larguar menjëherë nga shtëpia, e tmerruar sesi një person të cilit nuk i kishte folur kurrë kishte zbuluar adresën e shtëpisë së saj. “Është e tmerrshme të mendosh që në shtëpinë që e ke bërë vetë të mos ndihesh e sigurtë dhe sigurisht që e kam rritur sigurinë me 200%,”- tregoi Rita Ora.