Sipas kursit zyrtar të Bankës Qëndrore, dollari këmbehet me 119.94 lekë, kundrejt 119.23 lekë që ishte një ditë më parë dhe euro këmbehet 140.29 lekë ndaj 140,31 lekë që ishte të enjte.
Ecuria e treguesve të tregut valutor vendas, reflekton ndryshimet në bursat ndërkombëtare, ku dollari ka vijuar të fitojë pikë ndaj euros.
Ndërkohë që sipas ekspertëve të ekonomisë, kërkesa e lartë për euro në tregun vendas e favorizon këtë monedhë të fitojë pikë në këmbim me lekun.
Gjithësesi, Banka e Shqipërisë vëren se luhatjet e vlerave në tregun valutor vendas janë brenda parashikimeve të saj dhe lëvizin në vlera optimale.
