TIRANE - Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku ka shënuar sot rivlerësim kundrejt valutave kryesore euro dhe dollar.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet të enjten me 140.17 lekë, ose 0.03 lekë më pak se një ditë më parë, duke konfirmuar një kërkesë me të ulët në treg për monedhën evropiane, ashtu sikunder ajo ka patur ecuri në rënie edhe në tregjet ndërkombëtare.
Tendencë negative ka shënuar edhe dollari, i cili ka zbritur në kuotën e 120.70 lekëve, duke u zhvlerësuar me 0.47 lekë kundrejt një dite më parë.
Tregu vendas duket i qetë dhe kërkesa për valuta relativisht e dobët, ndërkohë që në bursat ndërkombëtare monedha evropiane ka regjistruar renie dhe ajo zvicerane ka forcuar pozitat . /ATSH/